E Shtunë, 31 Tetor 2026

Organizatorët e Botërorit 2014, optimistë

Drejtori i Komitetit organizativ të Kampionatit Botëror ‘Brazili 2014’, Ricardo Trade siguron se çdo gjë është duke shkuar sipas planit, në organizimin e këtij evenimenti prestigjioz.

“Është gjithçka nën kontroll dhe jam i sigurt që do të organizohet një Botëror fantastik. Jam mjaft optimist”, theksoi ai.

– “I ndjekim punët 24 orë në 24 dhe mund të garantoj se stadiumet do të jenë gati me kohë”, shtoi ai. Deri tash, 40 për qind e punës në infrastrukturë nuk ka filluar ende. “Tash kemi prioritete tjera”, përfundoi Trade. FIFA e ka kritikuar shpesh organizatorin e Botërorit për vonesë në punë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›