Këshilltari i Zelenskit: Bisedimet me rusët të vështira, vijnë me paragjykime dhe synime të paracaktuara

Pas zhvillimit të bisedimeve ndërmjet delegacioneve të Rusisë dhe të Ukrainës, ka ardhur edhe reagimi i Kievit zyrtar. Mykhailo Podolyak, këshilltar i Presidentit ukrainas Zelensky, duke komentuar vështirësitë që dolën në raundin e parë të bisedimeve midis Rusisë dhe Ukrainës në Gomel, në Bjellorusi, tha se fatkeqësisht rusët kanë ende një këndvështrim shumë paragjykues ndaj sulmeve që kanë kryer në Ukrainë.
“Fatkeqësisht, rusët kanë ende një këndvështrim shumë paragjykues për procesin shkatërrues që kanë nisur ndaj Ukrainës”: tha Mykhailo Podolyak.
Përmbledhje
1. Negociatorët për Kievin dhe Moskën kanë zhvilluar bisedime në Bjellorusi në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit.
2. Rusia thotë se të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet dhe do të takohen përsëri “në ditët e ardhshme”.
3. Përpara takimit, presidenti i Ukrainës Zelensky u kërkoi trupave ruse të linin armët dhe bëri thirrje për anëtarësim të menjëhershëm në BE.
4. FIFA dhe UEFA kanë pezulluar klubet ruse të futbollit dhe ekipet kombëtare nga të gjitha garat.
5. Rusia ka dyfishuar normën e saj të interesit në 20% ndërsa monedha e saj bie dhe ekspertët paralajmërojnë për një rrezik të mundshëm ndaj bankave.
6. Dhjetra civilë janë vrarë në sulmet me raketa ruse në qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkiv, thotë Ministria e Brendshme ukrainase.
7. OKB thotë se më shumë se gjysmë milioni refugjatë janë larguar nga Ukraina për në vendet fqinje.