E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshilltari i presidentit jep detajet e operacionit per asgjesimin e Osames

Presidenti Obama tha se vrasja e themeluesit te al-Qaides tregon se cfare mund te bejne amerikanet kur punojne sebashku.

Besoj se te gjithe jemi dakord se kjo eshte nje dite e mire per Ameriken. Vendi yne ka zbatuar angazhimin per venien e drejtesise ne vend. Bota eshte me e sigurte. shte nje vend me i mire si rezultat i vrasjes se Osama bin Ladenit.

Gjate nje ceremonie ne nderim te heroizmit te dy ushtareve amerikane gjate Luftes se Korese zoti Obama tha se ishte tejet krenar per trupat qe ndermoren aksionin te dielen ndaj vendstrehimit te bin Ladenit ne Pakistan.

Me vone gjate dites se djeshme John Brennan ndihmesi i presidentit per sigurine e vendit dhe antiterrorin u tha gazetareve se forcat amerikane ishin pergatitur per ta zene te gjalle bin Ladenin nese ishte e mundur. Por ai tha se kjo mundesi ishte e vogel dhe se kryeterroristi ishte vrare gjate shkembimit te zjarrit ne kompleksin ku strehohej. Zoti Brennan tha se udheheqesi i al-Qaides po fshihej sic u shpreh ai aty ku e shihnin te gjithe dhe mund te kete patur ndihmen e dikujt.

Mendoj se eshte e pabesueshme qe bin Laden nuk pati nje sistem mbeshtetjeje ne vend qe e lejoi ate te qendronte aty per nje kohe te gjate. Nuk do te spekuloj se cfare lloj mbeshtetje mund te kete patur ne baza zyrtare.

Zoti Brennan tha se zyrtaret amerikane te zbulimit po bisedojne me homologet pakistanez bashkepunimi i te cileve tha ai eshte i rendesishem per te asgjesuar me shume terroriste.

Keshilltari i presidentit per antiterrorin tha se Pakistani ka kapur dhe asgjesuar me shume terroriste brenda territorit te tij se sa asnje vend tjeter. Zoti Brennan tha se takimi i se dieles i presidentit me keshilltaret e tij te larte ne Dhomen e Situates ne Shtepine e Bardhe per te vezhguar perparimin e operacionit ishte mjaft tensionues. Ai tha se kishte mosmarreveshje mes keshilltareve mbi menyren se si duhej vepruar.

Ishte ndoshta nje prej periudhave kohore me te kapluara nga ankthi per njerezit e mbledhur ketu dje. Minutat zgjaten sa ditet.

Sipas zotit Brennan tensionet u shtuan pasi nje helikopter pesoi difekt por ai tha se lajmi per asgjesimin e Osama bin Ladenit solli qetesimin e situates. Ai tha se rrethanat e vdekjes se bin Ladenit zbulojne hipokrizine e tij.

Kemi bin Ladenin i cili ka bere thirrje per sulme qe jetonte ne nje kompleks qe kushton me shume se nje milion dollare qe jetonte ne nje zone larg frontit dhe fshihej pas grave te cilat u vune para tij si mburoje. Kjo tregon se sa fallso ka qene thirrja e tij gjate viteve.

Zoti Brennan u tha gazetareve se al-Qaida eshte demtuar por mbetet e rrezikshme si nje tiger i plagosur rende.

Ekziston mundesia e grupeve terroriste qe mund te provojne te sulmojne per te marre hak per operacionin. Por gjithashtu mendoj se disa prej tyre po i thone vetes Bin Laden ka vdekur dhe al-Qeda po behet gjithnje e me e falimentuar. shte nje vale e re qe po perfshin Lindjen e Mesme tani qe ve premisa ne te drejtat e individit lirine dhe dinjitetin.

Zoti Brennan tha se autoritetet pakistaneze nuk ishin njoftuar para operacionit. Dhe si rezultat disa avione luftarake pakistanez ishin vene ne alarm. Por ai tha se nuk kishte patur perplasje me forcat amerikane.

Keshilltari tha se zyrtaret amerikane jane 99.9 perqind te sigurte se njeriu qe ata vrane ishte Osama bin Laden dhe se besimi ishte shtuar me kalimin e kohes.

Zoti Brennan tha se trupi i bin Ladenit ishte varrosur ne dete te henen. Ai tha se nuk mund te gjendej nje vend per tu varrosur ne toke brenda kohes qe kerkon tradita islame.

Keshilltari i presidentit e quajti vrasjen e Osama bin Ladenit nje goditje strategjike kunder al-Qaides por jo goditje fatale. Ai tha se vendimi i presidentit Obama per te vazhduar misionion ishte nje prej vendimeve me kurajoze te ndonje presidenti gjate viteve te fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›