E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lindja e Mesme mirepret lajmin e vrasjes se Bin Ladenit

Ne Jemen ku al-Kaida u themelua dhe morri hov zyrtaret qeveritare pershendeten lajmin si nje pike kthese ne luften kunder terrorizmit. Te njejten gje bene edhe qytetaret e thjeshte jemenas.

Banori i Sanes Mortada Abed Al Kader thote se bin Ladeni ishte i lidhur me shume keqberje kunder Islamit dhe se vdekja e tij ishte e drejte.

Shprehje te ngjashme u degjuan edhe nga udheheqes dhe qytetare ne mbare rajonin.

Presidenti turk Abdullah Gul tha se veprimi tregon se terroristet ne fund kapen gjalle ose te vdekur.

Ne Izrael ku qeveria ishte nje nga objektivat kryesor te bin Ladenit udheheqesit shprehen gezim ndaj lajmit. Kryeministri Benjamin Netanyahu e quajti kete nje fitore te drejtesise. Por grupi islamik palestinez Hamas e denoi vrasjen duke e quajtur bin Ladenin nje luftetar te shenjte arab.

Nje objektiv tjeter Arabia Saudite vendlindja e bin Ladenit dhe vendi qe i hoqi atij qytetarine ne vitin 1991 ende nuk ka bere nje deklarate zyrtare. Qeveria saudite ka luftuar per sprapsjen e sulmeve terroriste per vite te tera dhe eshte perpjekur te rehabilitoje pasuesit e udheheqesit te al-Kaides.

Trashegimia e lene nga Bin Ladeni ne rajon perbehet nga nje numer i vogel por vdekjeprures grupesh te frymezuara nga taktikat e tij terroriste dhe lufta e tij kunder te gjitha gjerave te konsideruara jo-islamike. Nje brez i ri i ka perkrahur keto ide dhe i ka shperndare ato kryesisht te pavarura duke terhequr pasues nga nje rrjet i gjere ne mbare boten. Nje nga pasuesit e bin Ladenit ne Jemen thote se vdekja e tij vetem shton devotshmerine ndaj kauzes se tij.

Perkrahesi i Al Kaides Mohammed Alwatari thote se ne se bin Laden ka vdekur vertet nje mije Osama bin Laden te tjere do te shfaqen me ndihmen e Zotit.

Ne rruget e Kajros banori Mohamed Rashad thote se dhuna e vazhdueshme ne vende si Marroku tregon se al-Kaida mund te jete ende aktive ne rajon.

Ai thote se al-Kaida nuk eshte nje person dhe megjithese bin Ladeni ka vdekur popullariteti i grupit te tij ne vendet arabe vazhdon.

Por pervec atyre qe e pane bin Ladenin si udheheqes shpirteror apo simbolik ka shume te tjere qe u tmeruan nga percaktimi i pabesise nga Al-Kaida. Ne Irak ku eshte pare dhuna me e rende sektare e kryer nen parrullen e grupit te al-Kaides kishte optimizem rreth lajmit se bin Ladeni kishte vdekur edhe ndersa nje bombe shpertheu ne nje lagje shiite te Bagdatit disa ore pas njoftimit.

Abdul Zahra Muttar banori i Bagdatit tha se al-Kaida ndihmoi per te pergojuar figuren e vertete te Ismalit dhe ka shkaktuar shume deme per popullin mysliman ne Irak dhe ne bote.

Por ndoshta aspekti me i dukshem ne rajon per vdekjen e bin Ladenit mund te jete moslidhja me realitetin e atjeshem. Vizioni i dhunshem dhe puritan i shefit te al-Kaides per Islamin ka qene pothuajse i padukshem ne valen e protestave popullore qe kane tronditur boten arabe. Said Sadek eshte profesor i shkencave politike ne Universitetin Amerikan te Kajros.

Levizja e tanishme demokratike ne boten arabe udhehiqet kryesisht nga te rinjte klasa e mesme dhe ata nuk duan nje teokraci. Parrullat e tyre jane shume te qarta ata kerkojne nje shtet civil nje shtet demokratik dhe te pergjegjshem. Keshtu qe bin Laden nuk ishte nje figure popullore apo dikush me ide per reforma.

Profesori thekson se edhe grupi Vellazerimi Mysliman ne Egjipt i cili kishte rrenje te ngjashme ne politiken islame e ka denuar islamizmin militant dhe vrasjet. Sadek beson se vetem nje grupi i vogel njerezish qe urrejne Perendimin dhe perqasjen e moderuar ndaj politikave do te ndjehet si jetim nga vdekja e bin Ladenit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›