Atmosfera politike ne Kongresin amerikan ne kohe vendimesh kyce

Ne javet ne vijim Kongresi amerikan do te shqyrtoje ceshtjen e tavanit te borxhit ne menyre qe Shtetet e Bashkuara te mund te vazhdojne te marrin hua per te shlyer borxhin kombetar qe se shpejti pritet te kaloje 14 trilion dollaret. Sic njofton korrespodenti i Zerit te Amerikes Xhim Mallon debati mbi ngritjen e tavanit te borxhit zhvillohet ne mes te nje atmosfere politike te polarizuar ketu ne Uashington.
Votimi mbi tavanin e borxhit do te jete nje perballje e rendesishme politike me nderlikime kombetare dhe nderkombetare. Sekretari amerikan i Thesarit Timothi Gajtner thote se deshtimi per te shtuar kufirin e borxhit do te beje qe Shtetet e Bashkuara te mund te mos paguajne kredite. Kryetari i Komisionit te Senatit per Buxhetin demokrati Kent Konrad foli per programin televiziv Fox News Sunday
Ky eshte moment percaktues dhe na duhet te vendosim si komb. A do te bejme disa gjera qe duhet te bejme edhe pse nuk na pelqejne apo do te presim me te keqen
Shume republikane e kundershtojne ngritjen e tavanit te borxhit duke argumentuar se kjo eshte koha per te detyruar Shtetet e Bashkuara qe te ndalojne ate qe ata e shohin si cikel shpenzimesh dhe huamarrjesh te tepruara. Ata thone se cdo perpjekje per te ngritu kufirin e borxhit duhet te lidhet me shkurtime te thella buxhetore.
Disa nga keta republikane fituan mbeshtetjen e aktivisteve te levizjes Tea Party ne zgjedhjet per Kongres te vitit te kaluar. Tani mbeshtetesit e levizjes Tea Party po kerkojne qe ligjvenesit te mbajne fjalen e tyre per nje qeveri me te vogel ose te perballen me zemerimin e tyre ne zgjedhjet e ardhshme.
Analistet politike thone se e gjithe kjo ka cuar ne nje mjedis politik teper partiak ne Uashington. Ish senatori Bob Benet thote se i njeh shume mire rrethana te tilla
Politikanet ne Uashington jane ne nje pozite teper te veshtire. Ne duhet te merremi me ceshtjen nese do ti permbushim detyrimet dhe te shlyejme borxhet ose nuk do ta bejme kete per shkaqe ideologjie sepse ne te vertete ky eshte ndikimi i votimit per ngritjen e tavanit te borxhit.
Zoti Benet eshte republikan i cili humbi ndaj kundershtareve me konservatore brenda partise ndersa kandidonte per mandatin e katert si senator i shtetit Jutah.
Atmosfera partiake qe po pershkon Uashingtonin mund tua veshtiresoje republikaneve dhe demokrateve arritjen e nje kompromisi jo vetem rreth ngritjes se kufirit te borxhit por edhe ne gjetjen e gjuhes se perbashket mbi buxhetin federal per vitin e ardhshem.
Majki Eduards ish-perfaqesues republikan nga Oklahoma eshte veteran i betejave partiake ne Uashington. Ai doli ne pension pas zgjedhjeve te vitit 1992 dhe ka kaluar disa vjet ne qarqe akademike perfshire edhe detyren e tij te tanishme ne Institutin Aspen ketu ne Uashington.
Mbizoterimi i partise tani fitoret e partise ne zgjedhjet e ardhshme jane aq te rendesishme saqe te dy partite jane ne lufte me njera-tjetren gjate gjithe kohes. Fushata vetem vazhdon keshtu qe gjithmone ka lufte. Dhe ne po e paguajme cmimin sepse nese ty te kam armik me duhet te te mund qe te jem ne gjendje te arrij diku. shte shume e veshtire qe palet te ulen e te mirren vesh.
Megjithe ndasite partiake dhe humbjen e tij vitin e kaluar ish-senatori Benet thote se shpreson qe te dyja palet te arrijne marreveshje mbi rritjen e tavanit te borxhit.
Mendoj se shume nga keta njerez po dalin me serioze nga sa kemi menduar. Prandaj jam optimist se ne do te ngreme kufirin e borxhit dhe do te vazhdojme te paguajme borxhet.
Por optimizmi i zotit Benet duket se nuk perkon me anketat e fundit te opinionit publik qe tregojne se rreth 70 per qind e amerikaneve besojne se Shtetet e Bashkuara jane ne rrugen e gabuar dhe gati dy te tretat besojne se vendi po perjeton renie.
Anetaret e Kongresit kthehen ne Uashington javen e ardhshme pas nje pushimi dyjavor. Gjate asaj kohe shume ligjvenes do te kene zhvilluar takime me votuesit dhe te kene degjuar shume per tavanin e borxhit buxhetin dhe uljen e shpenzimeve qeveritare.