E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 70 kufoma gjenden në Meksikë

Mexico City, 25 gusht – Trupat meksikane kanë njoftuar zbulimin e 72 kufomave në një ranç në veri të vendit.

Trupat u gjetën pas shkëmbimit të zjarrit me anëtarë të dyshuar të kartelit të drogës, ku u vranë tre persona të armatosur dhe një marins, ka njoftuar ushtria.

Të gjetur afër San Fernandos në shtetin Tamaulipas, kufomat siç raporton BBC, janë të 58 meshkujve dhe 14 femrave.

Mbi 28 mijë persona kanë vdekur në dhunën e drogës në Meksikë gjatë katër viteve të fundit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›