E Shtunë, 31 Tetor 2026

Keshtu e vrane Mirin e Xhikes

/ /

Ne cilesine e deshmitarit okular te ngjarjes Ylli Kelmendi shfajesoi te arrestuarin e vetem si autor te vrasjes te pandehurin Lavderim Tufa. Per rreth nje ore treshja e gjyqtareve qe po shqyrton kete dosje ne Gjykaten e Tiranes degjoi deshmine e Ylli Kelmendit. Sipas deshmitarit agresoret kane qene dy persona por asnjeri prej tyre nuk ishte i pandehuri Tufa. Ne deshmi Kelmendi permendi edhe faktin se ka reaguar me arme ndaj sulmit te armatosur duke qelluar drejt vrasesve me pistolete brenda lokalit Kartodrom.
DESHMIA
I paraqitur nga policia ne gjykate per shkak se aktualisht ai ndodhet i paraburgosur per akuzen e armembajtjes pa leje Ylli Kelmendi dha detaje mbi ngjarjen e bujshme te vrasjes se Fatmir Rames ne lokalin Kartodrom 2000 ne Lunder ne marsin e vitit 2003. Isha ne nje tavoline me Mirin e Xhikes Fatmir Rama dhe disa te tjere. Sa u cova per nje moment nga tavolina ne lokal u fut nje njeri i pamaskuar dhe nje tjeter me maske ne fytyre ka pohuar Tufa. Sipas deshmitarit personi i pamaskuar nuk ishte Lavderim Tufa. I maskuari kishte nje automatik ne dore dhe qelloi drejt tavolines. Ne kete kohe une qellova drejt tij me armen time personale qe e kisha me vete ka vijuar Kelmendi ne deshmine e tij. Para gjykates deshmitari eshte shprehur se personi qe qelloi drejt tavolines mund te ishte i moshes 50-60 vjec. Sipas tij kjo vihej re ne pjesen e buzes ku maska ishte mjaft e hapur si edhe nga menyra sesi ecte. Ai nuk vrapoi me te njejtin ritem si personi tjeter eshte shprehur Kelmendi.
DOSJA
Lavderim Tufa eshte i vetmi person i akuzuar per ngjarjen ku u vra edhe Fatmir Rama. Akuzat ndaj tij jane ato te vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese dhe mbajtje pa leje e armeve luftarake. Aktualisht dosja ne ngarkim te tij po rigjykohet ne Gjykaten e Tiranes. Ne vitin 2006 nje vendim i Gjykates per Krimet e Renda e denoi ate me burgim te perjetshem. Vendimi u la ne fuqi nga Apeli ndersa pas rekursit ne Gjykaten e Larte u prish vendimi dhe dosja u rikthye ne Apelin e Krimeve te Renda. Me pas ne maj te vitit 2009 kjo gjykate shpalli moskompetence per shqyrtimin e dosjes dhe e dergoi per rigjykim ne Gjykaten e Shkalles se Pare Tirane.

Arresti me arme

Ylli Kelmendi deshmitari kyc i procesit gjyqesor ne ngarkim te Lavderim Tufes ne Gjykaten e Tiranes ndodhet ne masen e arrestit me burg qe prej 2 dhjetorit te ketij viti per akuzen e armembajtjes pa leje. Nje dite me pare ai u arrestua teksa kishte nje arme pa leje me vete ndersa iu gjeten edhe te tjera ne banesen e tij.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›