Plagosja Apeli le ne arrest shtepie oficerin e Gardes
TIRANE - Gjykata e Apelit te Tiranes la te pandryshuar masen e sigurise arrest shtepiak te vendosur nga Shkalla e Pare per gardistin Fatos Skeja te akuzuar per vrasje me dashje mbetur ne tentative. Sipas vendimit te Apelit gardisti Skeja i dyshuar per autoresine e plagosjes se nje kamarieri do te qendroje brenda mureve te baneses se tij deri ne perfundim te hetimeve. Burime prane Gjykates se Apelit bene te ditur se prokuroria kerkoi dje caktimin e mases arrest me burg per te akuzuarin. Kerkesen e saj prokuroria mesohet ta kete argumentuar me rrezikshmerine qe paraqet vepra penale per te cilen Skeja akuzohet. Ndersa mbrojtesi ka kerkuar nje mase me te lehte sigurie. Sipas avokatit gjykata duhet te merrte ne konsiderate faktin qe Skeja nuk ka precedente penale te meparshem eshte i martuar me femije ka arsim te larte dhe njekohesisht eshte punonjes i Gardes se Republikes. Po ashtu ne argumentet e mbrojtjes ka qene edhe nje deklarate noteriale e nenshkruar nga i demtuari ne ngjarje Shpati Ruci i cili shprehet se nuk e njeh shtetasin Fatos Keja nuk ka pasur asnje konflikt me kete shtetas dhe se ai nuk eshte autor i plagosjes se tij. Pasi ka degjuar pretendimet e paleve gjykata ka vendosur lenien ne fuqi te mases se sigurise se dhene ne 16 nentor nga Gjykata e Faktit ate te arrestit shtepiak. Ngjarja per te cilen akuzohet gardisti Fatos Skeja ndodhi me 13 nentor te ketij viti ne nje lokal prane rruges se Elbasanit. Sipas prokurorise Ruci me funksion kamarier ne lokal eshte pershire ne debate verbale me klientet e nje tavoline per shkak te mospastrimit te tavlles se duhanit. Sherri ka vijuar me pas me sharje dhe ofendime te ndersjella deri ne kercenime ne distance me nje thike ne dore nga ana e kamarierit Shpati Ruci. Teksa ka qene duke u larguar nga lokali pas ketij konflikti kamarieri Ruci eshte qelluar ne shpatull me nje plumb. Sipas prokurorise autor i qitjes eshte gardisti Skeja. ar.ba