Kështu trajtohet pa mëshirë një Zonjë e Parë (FOTO)
Deri në momentet e fundit ajo ishte bashkë me të shoqin në pallatin luksoz. Tani shtrihet përtokë e dobët, më bluzën e grisur dhe shikimin dyshues. Ushtarët kanë rrethuar ish- Zonjën e Parë të Bregut të Fildishtë, Simone Gbagbo, e cila u arrestua dje bashkë me të shoqin.
Ushtarët tallen, e ngacmojnë, luajnë me të si macja me miun, madje bëjnë edhe fotografi me të. Askush nuk ka mëshirë për gruan e një burri që e zhyti sërish Bregun e Fildishtë në luftë civile. Por çfarë do ndodhë tani me çiftin? Një komision i të vërtetës është ngritur dhe ai do hetojë të dy, por edhe mbështetësit e tyre.

Me të shoqin, Laurent Gbagbo

Presidenti në momentin e arrestimit

First Lady në ditët e lumtura




