Pasurite kreret e shtetit nen hetim. ILDKP Ne liste 50 zyrtare te larte
TIRAN- Pasurite e te gjithe zyrtareve te larte shteterore shqiptare do te kontrollohen
edhe nje here ne menyre te detajuar nga ana e Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive. Kreu i ketij institucioni Adriatik Llalla ka firmosur urdhrin per kontrollin e plote te interesave private dhe burimet e krijimit te tyre per zyrtaret me te larte te shtetit shqiptar.
Ne liste ndodhen 50 funksionaret me te larte ne Shqiperi qe jane Presidenti i Republikes Kryetarja e Kuvendit i gjithe kabineti qeveritar perfshire edhe zv/ ministrat anetaret e Gjykates se Larte kreret e gjykatave te tjera dhe anetaret e KLD-se. Llalla pohoi se kjo eshte vetem pjesa e pare e listes se zyrtareve te larte qe do te kalojne ne hetim te plote te pasurise pasi ne total do te jene 300 zyrtare. Ky urdher i kreut te Inspektoratit ka ardhur pikerisht ne kohen kur shumica qeverisese dhe opozita jane perfshire ne nje debat te gjere akuzash dhe kunder-akuzash per korrupsion dhe perfitime te paligjshme.
Pervec pasurise ne kontroll do te vihet edhe konflikti i interesit. Kjo faze e re e hetimit do te fokusohet kryesisht tek akuzat per perfitime te paligjshme te familjareve te pushtetareve permes koncesioneve ose kontratave te ndryshme. Dhe per te grumbulluar sa me shume informacion Inspektorati ka apeluar dje per ndihmen e te gjithe qytetareve shqiptare per te denoncuar rastet e dyshimta. Ne kete faze te rendesishme te procesit te kontrollit ILDKP ne funksion te nje hetimi me te plote administrativ per interesat private te zyrtareve kerkon bashkepunimin e medias shoqerise civile dhe opinionit publik te ofroje te dhena mbi pasurite e zyrtareve per te cilat ka dyshime se jane krijuar ne menyre te paligjshme. Per te nxitur aktivizimin e qytetareve ne procesin e hetimit administrativ ILDKP ka vene ne dispozicion numrin pa pagese 0800-999 si edhe adresen e-mail unedenoncojhidaa.gov.al - tha dje Pergjegjesi per Marredheniet me Publikun Albi Serani. Gjate kryerjes se kontrollit Inspektorati do te shfrytezoje te dhenat e nevojshme ne te gjithe aparatin shteteror e publik dhe ne personat juridike publike e private.
Me kerkese te Inspektorit te Pergjithshem bankat e nivelit te dyte dhe subjektet e tjera qe ushtrojne veprimtari bankare dhe financiare ne Republiken e Shqiperise detyrohen te japin te dhena per depozitat llogarite dhe transanksionet e kryera nga personat qe sipas ketij ligji kane detyrimin per deklarim. Por edhe vete zyrtaret qe jane nen hetim jane te detyruar te vene ne dispozicion te gjitha te dhenat e kerkuara brenda 15 diteve nga paraqitja e kerkeses me shkrim nga Inspektori i Pergjithshem. Ne rast se zyrtaret refuzojne qe te bashkepunojne ndaj tyre do te kete sanksione.
Nen hetim edhe institucionet e pavarura
Burimet zyrtare te Inspektoratit te Larte te Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pohuan dje se lista e zyrtareve nen hetim do te shtohet me 250 emra te tjere. Pervec zyrtareve ne listen e publikuar nga Shekulli nen hetim do te vendosen edhe anetaret e autoriteteve rregullatore si dhe anetaret e Keshillit Mbikeqyres se Bankes se Shqiperise. Ne kete liste mungon emri i kryetarit te opozites Edi Rama i cili mban edhe postin e kryetarit te Bashkise se Tiranes. Te pyetur per kete mungese burimet zyrtare te ILDKPse sqaruan se Edi Rama eshte ne procesin e hetimit te plote te pasurise. Hetimi ka nisur qe me 1 maj te ketij viti kur emri i Edi Rames eshte perzgjedhur ne shortin e pervitshem.
LISTA e fazes se dyte
Enti Rregullator i Energjise
Enti Rregullator i Ujit
Keshilli Kombetar i Radio Televizionit
Autoriteti i Mbikeqyrjes Financiare
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike
dhe Postare
Anetaret e Autoritetit te Mbrojtjes se
Konkurrences
Guvernatori i Bankes se Shqiperise
Zv/guvernatori
Anetaret e Keshillit Mbikeqyres te Bankes
se Shqiperise
Kryetari i KLSH-se
Prokurori i Pergjithshem
Avokati i Popullit
Anetari i KQZ-se
Anetari i KLD-se