E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë javë, Kuper në Prishtinë me ftesë të Tahirit

Ndërmjetësuesi i BE-së në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Kuper, ka konfirmuar vizitën e tij për këtë javë në Prishtinë, me ftesë nga kryenegociatorja Edita Tahiri. Ajo e ka kërkuar me insistim vizitën e Kuperit pas një video-lidhjeje që kanë diskutuar mbi kushtet e Kosovës për Serbisë dhe zbatimin e tërësishëm të marrëveshjeve për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe për tregtinë e lirë. Tahiri do të kërkojë edhe që Serbia të heqë dorë nga kërkesa për përfaqësimin e Kosovës në rajon nën Rezolutën 1244. E kam ftuar, dhe ai e ka konfirmuar që do të vijë. Video-lidhja është një mundësi e mirë komunikimi, por është më mirë ti shfaqim argumentet e pozicionin tonë kur të bisedojmë direkt, theksoi Tahiri në një prononcim për Zëri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›