E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtëpia e Bardhë, Trump: Mund të detyrohem të garoj

Pasaniku i pronave të patundshme, Donald Trump, i cili kishte njoftuar se do të garonte për Presidencën e SHBA-së dhe më pas e la garën pak muaj para zgjedhjeve paraprake, ka kthyer sërish mendje duke u shprehur se mund të jetë i detyruar të garojë për një palë të tretë politike. Vendimi i tij u njoftua të dielën në programin e CBS News, Face The Nation. Në një intervistë marrë në klubin e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Trump fajësoi luftën mes republikanëve kandidatë, duke theksuar se ajo po dëmton shanset e tyre për të mundur Obamën në zgjedhjet e ardhshme. Ndërsa Trump tha se si Neut Gingriç, ashtu edhe Mit Romnej janë kandidatë që mund ta mundin Obamën, ai beson se lufta mes tyre po i dobëson shanset. Mendoj se njerëzit nuk po i pëlqejnë më as demokratët dhe as republikanët si më parë, tha ai. Kështu që unë besoj se të pavarurit mund të fitojnë e sipas një sondazhi të një muaji më parë, unë isha i përzgjedhuri numër një si kandidat i tyre, theksoi miliarderi, duke shtuar se shumë njerëz do të donin që ai të garonte dhe… Shpresoj të mos më duhet ta bëj këtë, por absolutisht mund ta bëj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›