E Shtunë, 31 Tetor 2026

Këtë javë pritet proçesi për “Monstrën”, dëshmitari rol kyç

Dëshmitari i mbrojtur për rastin “Monstra” pritet të japë dëshminë e tij këtë javë, dhe një hap i tillë do të përbënte edhe nisjen zyrtare të procesit për vrasjen e pesëfishtë në Smillkovcë. Avokati Naser Raufi thotë se rrëfimet e dëshmitarit të mbrojtur, janë e vetmja mundësi që përdoren në proces, për shkak se hetuesit deri tani nuk kanë siguruar prova të mjaftueshme, që të mundësinin ngritjen e akuzës ndaj personave të arrestuar në operacionin policor “Monstra” më 1 maj të këtij viti.

Ndërkohë, autoritetet vazhduan paraburgimin edhe për 30 ditë të tjera për Agim Ismailoviqin, Rami Sejdi dhe Fejzi Hazirin që ndodhen në burgun e Manastirit. E njëjta masa vlen edhe për dy të akuzuarit e tjerë në arrati Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviçi. Kjo është masa e 6-të me radhë e arrestit, dhe e fundit sipas ligjit për procedurë penale. Masa e arrestit “Paraburgim” mund të zgjasë 6 muaj.

Në rast të mos ngritjes së akuzës, për shkak të mungesës së fakteve, këta persona duhet të lirohen pas 180 ditëve paraburgim. Në aksionin policor “Monstra” të datës 1 maj, policia arrestoi 20 persona, ndërsa vetëm 5 të arrestuar: Alil Demirit, Afrim Ismailoviqit, Agim Ismailoviç, Rami Sejdi dhe Fejzi Haziri, u dyshuan për veprën terrorizëm. Për këtë vepër ngarkohet edhe Haki Haziri, i cili gjithashtu gjendet në paraburgim që nga 8 maji.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›