E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjeorgjia në zgjedhje legjislative

Partia e Presidentit Mikheil Saakashvili do të përballet me partinë opozitare "Endrra gjeorgjiane", e cila drejtohet nga miliarderi Bidsina Ivanishvili.

Kjo parti e akuzon Sakashvilin për sundim autoritar të vendit. Sakashvili i mohon të gjitha akuzat. "Endrra gjeorgjiane"  është në fakt një "projekt rus". Opozita kërkon ta kthejë Gjeorgjinë me metoda mafioze në një diktaturë sovjetike, thotë presidenti. Ivanishvili i cili është pasuruar në Rusi me tregtimin e metalit dhe me shitblerje pasurish të patundshme thekson se dëshiron ta vazhdojë kursin pro-perëndimor të Gjeorgjisë. Ai e akuzon Saakashvilin se me politikën agresive ndaj Moskës e futi Gjeorgjinë në vitin 2008 në një luftë të kotë. Prej kësaj lufte vendi ka humbur përfundimisht kontrollin ndaj rajoneve separatiste, Abkazia dhe Osetia e Jugut.

                                                                                             2012-10-01 13:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›