E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon të rritet papunësia në Eurozonë

Numri i të papunëve u rrit me 34 000, por pasi u rishikuan të dhënat e muajit korrik, rezultoi që papunësia mbeti në të njëjtin nivel rekord, 11.4 %.

Normën më të lartë të papunësisë vijon ta regjistrojë Spanja, me 25.1 % ndërsa më të ulëtën Austria me 4.5%.
“Eurostati” tha se papunësia në Gjermani është 5.5%.

Shqetësim vijon të mbetet papunësia e të rinjve, 22.8 % në të gjithë shtetet e Eurozonës dhe 52.9 % në Spanjë. Edhe në Greqi mbi 50 % e të rinjve nuk kanë punë./Start/F. P/

                                                                                             2012-10-01 14:58
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›