Këtë njeri mund ta rrihni kur të dënoni, nuk dënoheni
Riza Gunay nga Turqia, është njeriu i parë dhe i vetëm në botë, që ka mundur të marrë një liçensë për ta rrahur njerëzit. Prej dy vjetësh, ai ka hapur një biznes për njerëzit e stresuar, të cilët mund ta godasin dhe rrahin atë, pikërisht për të shkarkuar stresin dhe lodhjen.
Shërbimet e tij përfshijnë katër metoda. Thes i gjallë është metoda e parë, metodë në të cilën klientët e tij mund ta rrahin pa kurrfarë rezistencë nga ky i fundit. Metoda e dytë i lejon klientët që ti bërtasin dhe ta shajnë, pasi në këtë mënyrë largojnë stresin, frikën, dyshimin dhe ndjenjat e tjera negative. Work Up quhet metoda tjetër, gjatë të cilës ai me ritme të ndryshme dhe me biseda relaksuese i qetëson klientët. Metoda e fundit quhet Dhoma për shkarkim, ku Gunayn e gjuajnë me vezë, tortë dhe sende të ndryshme.
70% e klientëve të tij janë femra, ndërsa Rizai thotë se ka rreth 40 klientë në muaj.