Tani pastrueset e shtëpive punojnë zhveshur (VIDEO)
Në Teksasin konservator ka nisur një shërbim i pazakontë. Pastrueset e shtëpive tashmë e kryejnë punën e tyre të zhveshura. Shërbimin e ka themeluar 26-vjeçarja Melissa Borrett, e cila e ka quajtur Fantasy Maid Service of Lubbock.
Të gjitha ata që duan të përfitojnë nga ky shërbim, duhet të paguajnë 100 dollarë në orë dhe gjatë kësaj kohe, ata do të përfitojnë jo vetëm pastrimin e shtëpisë, por dhe një lloj striptizmi, duke qenë se pastrueset punojnë vetëm me të brendshme.
Biznesi i Borrett është duke ecur në mënyrë të shkëlqyer, por në Teksas tashmë kanë plasur debate, duke qenë se ky shërbim shihet edhe si një lloj prostitucioni. Por, 26-vjeçarja thotë se punonjëset e saj e kanë rreptësisht të ndaluar që të kenë kontakt fizik me personat që u pastrojnë shtëpinë.
Gjithsesi, për shumë meshkuj do të jetë e vështirë që të shohin pastruesen e tyre vetëm me të brendshme dhe të mos bëjnë gjë.