E Diel, 1 Nëntor 2026

Këto janë investimet e fushatës/ Argjinatura shkatërrohet dy javë pas ndërtimit

Nuk ka asnjë dyshim se investimet që vërshojnë për fushatë, janë thjesht investime fushate. Me fjalë të tjera, të bëra shpejt, pa asnjë cilësi dhe vetëm sa për sy e faqe, aq sa tani qarkullon shprehja hajt se investim fushate ishte.

Ky është një nga shembujt tipik se si bëhen investimet në fushatë.

Argjinatura e lumit Kir, pranë fshatit Bardhaj në Shkodër është shkatërruar vetëm dy javë pas ndërtimit.

Shirat kanë marrë përpara pritën e ngritur me fondet e qarkut të Shkodrës, raporton Vizion Plus.

Banorët e fshatit janë revoltuar, pasi kërcënohen nga një tjetër përmbytje. Ata thonë se është abuzuar me fondet për ndërtimin e një argjinature pa cilësi.

Fshatarët thonë se do të dalin të protestojnë përpara Prefekturës së Shkodrës për këtë çështje.

Ndërkohë zyrtarët nuk japin asnjë sqarim për këtë skandal.

Lumi Kir rrezikon vazhdimisht fshatrat e komunës Rrethina./ep

Argjinatura-640x340

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›