Këto plehra vijnë nga Shqipëria. Ata hedhin gjithçka
Një reportazh i publikuar nga gazeta Mint, një bashkëpunim i Wall Street Journal me HT Media, flet për bukuritë e Kroacisë. Por një pjesë e mirë e shkrimit i kushtohet ndotjes së ujit në Kroaci, diçka e pazakontë. Ka plehra që notojnë në ujëra, diçka anormale për Kroacinë, shkruan gazetari Neha Putambekar.
Një nga punonjësit e marinës i thotë se janë të Shqipërisë. Këto plehra vijnë nga Shqipëria. Ata hedhin gjithçka në ujë. Çfarë mund të bëjmë? Duhet të pastrojmë sa më shpejt përpara se të vijnë turistët, thotë Marko.
Edhe vjet Kroacia u ankua për shkak se bregdeti i saj ishte mbushur me plehra, që vinin nga Shqipëria.
Ndërkohë bregdeti ynë është pushtuar dje nga pushuesit, që edhe pse në ditët e para të plazhit, kanë gjetur sërish ambientin e vjetshëm, me ndotje e papastërti.
