Rama fton drejtuesit e partive parlamentare: Të ulemi për presidentin, na duhet një garant i Kushtetutës, jo një noter partiak
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i ka shkruar një letër drejtuesve të partive parlamentare në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Letra i është dërguar Sali Berishës, Ilir Metës, Shpëtim Idrizit, Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Gazmend Oketës, si kryetar i Grupit Nismëtar të FRD. Rama u propozon një takim të drejtpërdrejtë në lidhje me zgjedhjen e presidentit. Ju shkruaj për të ndarë me ju, drejtpërdrejt, po edhe publikisht, bindjen se në frymën e Kushtetutës së Shqipërisë, procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është shumë më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për më tepër, në kontekstin e sotëm historik të Shqipërisë, që për të tretin vit radhas synon të ngjitet në shkallën e kandidatit për Bashkimin Europian, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë, shkruan Rama.
Unë besoj se simbolika e 100 vjetorit të Pavarësisë e forcon kontekstin historik të përpjekjeve për integrimin e vendit tonë në Bashkimin Europian dhe në njëfarë mënyre e bën më të madhe peshën e suksesit apo disfatës së politikës shqiptare në këtë vit jubilar e në këtë rast konkret të zgjedhjes së presidentit gjithashtu, vijon letra e kryetarit të PS.
Rama thotë se është e rëndësishme që presidenti të jetë garant i Kushtetutës dhe jo noter partiak.
Me po kaq rëndësi besoj gjithashtu se është edhe për qytetarët shqiptarë që në fund të një procesi të mundshëm gjithëpërfshirës mes gjithë palëve parlamentare për zgjedhjen e kreut të shtetit të kenë në krye të shtetit një President garant të Kushtetutës dhe të institucioneve apo të proceseve kushtetuese që lidhen me kreun e shtetit e jo një noter partiak të një pale të vetme, shkruan Rama.
Prandaj në emër të Partisë Socialiste dhe të të gjithë asaj mase të madhe qytetarësh shqiptarë që Partia Socialiste përfaqëson në Kuvend, dëshiroj tJu ftoj me anë të kësaj letre të takohemi drejtpërdrejt për të këmbyer pikëpamjet tona dhe për të tentuar të hapim një dialog konstruktiv mes të gjithë palëve lidhur me rëndësinë madhore të ndërtimit të një procesi të dobishëm për vendin në zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.
ME POSHTE LETRA PER BERISHEN:
