E Diel, 1 Nëntor 2026

Këtu i mbysim në dru e plumba, atje i mbysin me ushqim. Ah, të shkretat femra! (FOTO)

Një krizë obeziteti po përhapet me shpejtësi në Mauritani, vendin e varfër afrikan.

Për çudi, femrat në këtë vend inkurajohen të hanë sa më shumë ushqim që nga fëmijëria, sepse nëse janë obeze, janë më atraktive.

Të kesh një grua të shëndoshë është një gjë e dëshirueshme dhe një shenjë pasurie dhe prestigji në vendin me mungesë ushqimi.

Aq larg shkon përpjekja e femrave për tu shëndoshur që të gjejnë burrë, sa marrin edhe hormone të rrezikshme, që nuk lejohet të konsumohen nga njerëzit.

Gazetari amerikan, Thomas Morton, që ka investiguar këtë çështje, thotë se vajzat detyrohet të shëndoshen që nga mosha 8 vjeç.

Pasi të arrijnë moshën e martesës, vajzat dërgohen në ato që quhen kampe shëndoshje, në shkretëtirë, ku ushqehen me 15 mijë kalori në ditë. Hanë disa herë në ditë, sidomos mish dhie, ndërsa qumështi i gamileve është i rregullt në çdo vakt.

Gazetari thotë se nisi vetë këtë dietë dhe shtoi 6 kilogram për dy- tre ditë.

Por ushqimi të shkakton shumë probleme dhe gratë sëmuren shpesh.

Për këtë arsye ato kanë gjetur rrugën e shkurtër, pilulat ose hormonet që përdoren për të shëndoshur kafshët.

Sipas një studimi, një e katërta e grave në këtë vend detyrohen të hanë me forcë që të shëndoshen./ep

1

2

3

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›