Ketu luhet me friken - Seance degjimore ne Parlamentin Evropian per ligjin hungarez te mediave

Shprehja e gatishmerise nga kryeministri hungarez Viktor Orban qe ne rast nevoje te ndryshoje ligjin e mediave nuk i zbuti aspak kundershtaret. Miklos Haraszti ka qene bashkethemelues i levizjes hungareze te opozites para ktheses politike dhe me vone i ngarkuar nga OSBE me lirine e shtypit. Ai tha me ironi se me ligjin per mediat nuk ushtrohet censure.
Ligji nuk do te thote censure ai do te thote vetecensure. Ketu eshte duke u luajtur me friken. Kur ngrihet nje dhome torture deshira eshte qe ajo te mos vihet fare ne pune. Keshtu funksionon kudo ne lindje te Kievit.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Shkrimtari hungarez Gyrgy Konrad kritikoi qeverine hungareze per ligjin
Shkrimtari hungarez Gyrgy Konrad nuk mundi te shkonte ne Bruksel per shkak te gjendjes shendetesore prandaj dergoi nje mesazh me video. Ne te ai lante hesapet me qeverine hungareze. Mbase ishte grusht shteti keshtu thuhet shpejtesia me te cilin nxirren keto ligje me te cilin u nxorr edhe ky ligj pa folur me pare me boten e mediave dhe te botuesve.
Sigurisht qe si avokat te pales kundershtare liberalet kishin thirrur deputetin evropian nga Hungaria Gyrgy Schpflin i cili eshte anetar i partise Fidesz parti ne pushtet. Fillimisht ai u ankua pse nuk ishte thirrur te flase asnje anetar i qeverise hungareze. Ashtu si politika edhe mediat kane pushtet tha Schpflin. Ky pushtet duhet kontrolluar. Hungaria eshte duke u mbytur nga orteku mediatik i cili ka dale krejtesisht nga kontrolli. Dhe pjesa me e madhe e hungarezeve e sheh kete ortek si sulm mbi Hungarine nga vendet e tjera.
Prandaj kritikat rrisin skepticizmin ndaj Evropes dhe forcojne te djathten ekstreme thote politikani evropian.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Politikani hungarez Gyorgy Schpflin
Komisarja Evropiane pergjegjese per mediat digjitale Neelie Kroes ia ka shprehur qeverise hungareze dyshimet e saj per ligjin ne fund te vitit te kaluar me ane te nje letre. Ajo pyet per shembull per pavaresine e organit kontrollues. Ne te bejne pjese kryesisht anetare te partise Fidesz ose njerez te tjere te afert me te. Si problematike ajo sheh edhe se kerkesa e detyrueshme per raportim te balancuar eshte perpiluar ne menyre shume te zgjeruar dhe vlen madje edhe perbloggerat me video.
Ligji i ri i mediave shtron pyetje te tjera politike qe kane te bejne me lirine e shtypit. Dhe liria e shtypit ben pjese tek parimet themelore te shoqerive demokratike dhe eshte perfshire ne paktet evropiane dhe ne karten e te drejtave themelore te njeriut te BE-se.
Por Kroes kerkoi fillimisht durim. Komisioni Evropian do ta kontrolloje me themel dhe me objektivitet ligjin e ri te mediave ne Hungari. Vetem atehere mund te thuhet nese nuk eshte ne perputhje me te drejten evropiane.
Autor Christoph Hasselbach / Aida Cama
Redaktoi Elert Ajazaj