E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet në Australi, situata dramatike

Autoritetet i kane bere thirrje banoreve ne qytetin e trete me te madh te Australisë, Brisbane, te largohen nga shtëpitë e tyre, për shkak te përmbytjeve me te renda qe kane përfshirë vendin ne shekullin e fundit. Sipas parashikimeve, situata me e rende pritet te shënohet ditën e enjte, atëherë kur mbi 6500 shtëpi dhe biznesi do te përmbyten nga ujerat qe po përparojnë me shpejtësi drejt qendrës se qytetit. Përmbytjet qe kane goditur Australinë qe ne fillim te këtij viti kane shkaktuar deri tani dhjete viktima, ndërsa te paktën 72 persona janë shpallur te zhdukur. Mbi 200 mije persona janë prekur nga këto përmbytje, por tashme ne rrezik seriozisht është kryeqyteti i shtetit te Quinslandit, Brisbane, aty ku banojnë mbi 1 milionë persona. Banoret janë ngjitur mbi çatitë e shtëpive ne pritje te evakuimit me helikopterë, ndërsa rrugët tashme janë bere pothuajse te gjitha te lundrueshme.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›