E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia E Majta debaton per komunizmin

Gesine Ltzsch tha se i kupton irritimet mbi debatin e shkaktuar prej saj lidhur me komunizmin. Por ajo e ka thene ne menyre te qarte se objektivi i saj eshte socializmi demokratik. Partia E majta nuk eshte parti komuniste. Kjo thuhet edhe ne artikullin qe ajo ka shkruar per gazeten Bota e re.

Gjermanolindorja Gesine Ltzsch e cila ndan qe prej majit te vitit te kaluar postin e kryesimit te partise me gjermanoperendimorin Klaus Ernst kujton se partia E majta e krijuar nga partia ne pushtet ne RDGJ Partia e Unitetit Socialist eshte shkeputur qe ne vitin 1990 nga stalinizmi dhe u ka kerkuar falje viktimave. Por Ltzsch theksoi se partia e saj lufton per nje shoqeri ne te cilen njerezit te mos perjashtohen

Dhe kjo e perjashton qe ne parim stalinizmin dhe socializmin autoritar.

Kritikohet koncepti per komunizmin

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gregor Gysi kryetar i Grupit Parlamentar E Majta

Gregor Gysi kryetar i fraksionit ne parlament dhe kryetari i pare i partise E majta pas renies se RDGJ-se perserit kritiken e tij ndaj shprehjeve te Gesine Ltzsch-it per komunizmin. Ky koncept kuptohet ne Gjermani ne menyra te ndryshme. Ne lindje ky koncept lidhet me vizionin e nje shoqerie pa klasa si ai i parashikuar nga Karl Marx-i. Por kjo shoqeri nuk ka ekzistuar ne RDGJ tha Gysi duke iu referuar te vrareve te murit. Ne Gjermanine Perendimore pas Luftes se Dyte Boterore u zhvillua nje lloj antikomunizmi militant. Te gjitha keto duhet te merren parasysh

Pati shume njerez qe e quanin veten komuniste dhe ata nuk kishin ate si synim. Ata kane bere shume krime nese me lejohet te kujtoj Stalinin dhe Pol Potin.

Por Gysi e mbrojti Ltzsch-in ndaj akuzes se lufton per nje shoqeri komuniste. Kjo eshte shpifje. Vete Ltzsch-i e quajti veten ne fillim te vitit politik ne Berlin si politikane qe eshte demokrate me mish e me shpirt. Por ajo refuzon qe ta largoje fjalen komunizem nga fjalori i saj per ti bere ne kete menyre qejfin partive te tjera

Ne cdo fushate elektorale te landeve Bashkimi Kristiandemokrat dhe Kristiansocial si dhe partia e demokrateve te lire paralajmerojne per rreziqet e prurjes se komunizmit nga partia E majta. Shpresa se komunizmin nuk do te na mberrije ne vesh nese nuk e themi me goje eshte e kote te dashur shoke dhe shoqe.

Koncentrim ne tema te perbashketa

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Klaus Ernst bashkekryetar i Partise E Majta

Partneri i Gesine Ltzsch ne krye te partise bavarezi Klaus Ernst akuzoi se Partia e Majta u ka dhene kundershtareve politike shume material viteve te kaluara. Kesaj i duhet dhene fund menjehere gjate zgjedhjeve te vitit 2011

Ne qender te intervistave duhet te ndodhen temat tona dhe jo ato personale te dashur shoke dhe shoqe.

Gregor Gysi i cili akuzoi ne fjalen e tij 40 minuteshe konkurencen politike per mungese te te kuptuarit te demokracise shprehu perkrahje per kryetarin e partise

Dhe nese duam te fitojme dicka atehere duhet te organizojme me sukses keto zgjedhje per ti derguar shoqerise nje sinjal se duhet te ndryshoje. Kjo eshte detyra jone politike dhe kete duhet ta realizojme.

Shume vete mes Te majteve besojne se debati mbi komunizmin i ka shkaktuar deme te renda partise. Nese ne zgjedhjet per landet perendimore nuk do te arrihet futja ne parlament atehere diskutimi per kursin e te majteve do te shpertheje plotesisht.

Autor Marcel Frstenau/Aida Cama

Redaktoi Auron Dodi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›