E Diel, 1 Nëntor 2026

Khodorkovski dënohet me 13.5 vjet burg

Një gjykatë ruse ka dënuar ish pronarin e kompanisë së naftës Yukos, Mihail Khodorkovski me 13 vjet e gjysmë burg.

Gjykatësi Viktor Danilkin shpalli sot dënimin për Khodorkovskin, i cili u shpall fajtor se ka vjedhur naftë nga kompania e tij dhe është përfshirë në shpëlarjen e parave.

Kryeministri rus Vlladimir Putin është parë si nxitësi që ka qëndruar pas procesit të Khodorkovskit, i cili kishte sfiduar Putinin gjatë presidencës së tij.

Me dënimin e fundit, Khodorkovski mbetet prapa grilave deri në vitin 2017.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›