E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poloni, dënohet grabitësi i Aushvicit

Një Gjykatë polake dënoi me dy vjet burgim neo-nazistin suedez, që tetë muaj më parë vodhi parrullën hyrëse të kampit të përqendrimit të Aushvicit, informoi në mesditë e përditshmja polake “Wiadomosci”.

Anders Hoegstroem pranoi krimin dhe si rezultat përgjysmoi dënimin e tij. Ai do të ekstradohet në Suedi së shpejti.

Gjykata e Krakovit dënoi edhe dy shtetas polakë me dy vjet e gjysmë heqje lirie, për shkak të bashkëpunimit në kryerjen e kësaj vjedhje. Parulla “Arbeit Macht Frei” (Puna të bën të lirë, gjermanisht) i jepte “mirëseardhjen” të gjithë të dënuarve gjatë periudhës së Gjermanisë naziste.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›