E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri bullgar mbështet integrimin e Turqisë në BE

Bullgaria mbështet reformat në Turqi dhe dëshirën e saj për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian, deklaroi kryeministri Bullgar, Boiko Borissov, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Ankara me homologun, Rexhep Tajip Erdogan.

Borisov lëshoi një mesazh në ngjashëm dhe gjatë takimit në Stamboll me liderin shpirtëror të shumicës së ortodoksëve në botë, Patriarkun Ikumenik Bartholomeus I.

Gjatë ditës së parë të vizitës dy-ditore(29.12), Borisov takoi Erdoanin, me të cilin ra dakord për përshpejtimin e punës në gazsjellësin Nabucco, raportoi media bullgare.

Borisov deklaroi për gazetarët se kurrë nuk kishte parë dikë të fliste për Nabucco-n me entuziazëm të ngjashëm me atë të Erdoganit, dhe shtoi se do ta përcillte këtë mesazh në Bruksel në mënyrë që blloku t`i japë fund vonesës së gjatë për projektin.

Sipas të përditshmes më të madhe turke, “Zaman”, dy liderët kanë rënë dakord që mosmarrëveshjet në lidhje me largimin e bullgarëve në vitin 1913 duhet të zgjidhen me anë të mirëkuptimit dhe jo me anë të konfrontimit, duke i dhënë fund kështu tensionit mes Ankarasë dhe Sofjes.

Dy homologët u morën vesh për hapjen e dy shërbimeve të reja me tragete mes Varna e Samsun-it si dhe mes Varnas e Zonguldak-ut. Ata gjithashtu vendosën të rrisin numrin e fluturimeve nga aeroportet bullgare të Sofjes, Plovdivit, Varnas, për në aeroportet turke të Ankarasë, Stambollit, Izmirit dhe Bursas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›