E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ki Mun kerkon lirimin e San Su Ci

Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka kerkuar nga junta ushtarake ne Mianmar, qe t’i liroje te burgosurit politike, perfshi edhe lideren opozitare, Aung San Su Ci. Kjo thirrje e zotit Ban u be nje jave para se nje gjykate te vendose per fatin e zonjes Su Ci, e cila mbahet e arrestuar. Liderja demokrate Su Kji, e cila ka kaluar 14 prej 20 viteve te fundit ne arrest shtepiak, aktualisht rrezikon te denohet deri ne pese vite burg, nese shpallet fajtore, lidhur me akuzat qe e bejne ate pergjegjese per shkeljen e rregullave te arrestit shtepiak. Ne maj te ketij viti nje qytetar amerikan me not arriti ne shtepine e saj gje qe i kushtoi zonjes Su Ci arrestin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›