KiE Keqtrajtime dhe kushte te keqija ne burgje

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës dhe
Trajtimit Degradues, Ndëshkues apo Çnjerëzor publikoi të martën raportin
mbi Shqipërinë.
Në të ngrihen akuza për keqtrajtim dhe kushte të mjerueshme në disa burgje dhe në mjediset e policisë, ndërsa raportohet për kushte më të mira në ndërtesat e reja.
“Kushtet fizike të paraburgimit ishin shumë të varfra në shumicën e institucioneve policore të vizituara - qeli të shkatërruara, pa qasje në dritën natyrale, ndriçim artificial i zbehtë dhe ajrosje e varfër. Në reagimin e tyre, autoritetet shqiptare tregojnë se shumë prej objekteve policore të paraburgimit janë duke u rinovuar apo rindërtuar plotësisht.Kushtet ishin të tmerrshme në Qendrën e Paraburgimit në Kukës - qeli të ndyra me lagështi, me riparime të gjora, me dritë të dobët natyrore dhe ventilim të papërshtatshëm. Disa njësi të Burgut nr. 313 në Tiranë ishin të mbipopulluara rëndshëm. Në reagimin e tyre, autoritetet shqiptare informojnë se në të ardhmen e afërt do të nisë ndërtimi i një qendre të re paraburgimi në Kukës si edhe i një burgu të ri në Tiranë. Kushtet ishin të varfra edhe në shumë qeli të burgut të Burrelit dhe në Spitalin Psikiatrik të Shkodrës", thuhet në raport.
Një delegacion i këtij Komiteti vizitoi ambientet e përmendura në Maj 2010, dhe bisedoi me disa persona të ndaluar, arrestuar apo që vuajnë dënimin në burgje. (Se shpejti me gjeresisht)