Bancroft Statusi nuk diskutohet me

Eksperti i çështjeve të Ballkanit, Ian Bancroft e ka cilësuar si të pamundur futjen e çështjes së statusit të Kosovës në dialogun Prishtinë-Beograd.
Bancroft ka theksuar se një gjë e tillë nuk mund të bëhet duke parë përkrahjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, por ka nënvizuar se mund të zhvillohen negociata për ndryshimin e kufijve.
Në një intervistë për gazetën serbe “Blic”, analisti i njohur i gazetës prestigjoze britanike “The Guardian” ka parashikuar se Serbia nuk do ta marrë datën për nisjen e bisedimeve me BE nëse nuk shpërbën strukturat paralele dhe nuk zbaton marrëveshjet e arritura në Bruksel Zgjedhjet lokale serbe në Kosovë vetëm sa do të tensiononin më shumë situatën. Serbia do të pranojë kompromisin që në Kosovë të organizojë vetëm zgjedhje parlamentare
Ian Bancroft
Ekspert i çështjeve të Ballkanit me Kosovën.
Drejtori ekzekutiv i organizatës britanike “Transconflict” e ka vënë theksin në veçanti tek aplikimi i marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufijve.
“Beogradi do të jetë nën presion ndërkombëtar për të bërë një trysni të fortë mbi serbët në veri, ndikim ky që nuk e posedon sa duhet, në veçanti për të siguruar qasjen e plotë të EULEX-it”, ka pohuar Bancroft.
Më tej, ai e ka cilësuar marrëveshjen për përfaqësimin e Kosovës në nismat rajonale si një pakt me interes për të dyja palët.
Ndërsa përsa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, ai ka vlerësuar se ky proçes vetëm sa do të tensiononte më shumë situatën në shtetin e ri.
“Serbia do të pranojë kompromisin që në Kosovë të organizojë vetëm zgjedhje parlamentare”, ka shtuar më tej analisti i njohur i çështjeve rajonale.
Dy ditë më parë ishte analisti tjetër për çështjet politike të Ballkanit, profesori në Universitetin e Oksfordit, James Pettifer, i cili në një intervistë për Top Channel lëshoi alarmin se në Kosovë situata mund të përkeqësohet.