KiE: Nuk folëm për hapjen e kutive
24/02/2010 Presidenti i Asamblesë Parlamentare, Çavuslogu, zbardh kërkesat e Këshillit të Evropës
Sugjerimet që nga ndryshimi i Kushtetutës, deri te balancat në komisionet parlamentare
Delegacioni i Këshillit të Evropës, në përfundim të vizitës së tij dyditore në vendin tonë, i kërkoi opozitës të lërë bojkotin dhe të kthehet në Kuvend, por në asnjë rresht të deklaratës së tij nuk përmendi hapjen e kutive apo numërimin e tyre. Sipas Presidentit të Asamblesë Parlamentare të KiE-së, Çavuslogu, kjo “shmangie” është bërë, pasi KiE pret përparim duke nënkuptuar futjen e opozitën në Parlament dhe jo vetëm për një ditë. “Ne nuk e përmendëm hapjen e kutive apo rinumërimin e kutive. Pse? Sepse po presim disa përparime në këtë drejtim. Dhe ndaj në deklaratën tonë nuk bëmë asnjë propozim në lidhje me Komisionin e Venecias apo hapave të tjerë. Por, nëse kjo mosmarrëveshje vazhdon apo ka interpretime të ndryshme të kësaj, sigurisht që ne do të japim opinionin tonë për këtë në të ardhmen. Por për momentin ne po presim përparime pozitive për këtë”, u shpreh Presidenti i Asamblesë, Mevlut Çavusoglu. Ai nuk iu përgjigj interesit të medias mbi llojin e progresit apo dhe detajet e tij, por nënvizoi duke thënë: “Ne nuk i dimë detajet, por ky është ai lloj progresi, i cili na është premtuar. Në fakt, KiE e përqendroi thirrjen e saj te veprimtaria parlamentare. Ky delegacion u kërkoi partive politike, përmes deklaratës, t’i japin fund krizës aktuale politike në vend, në mënyrë që të vazhdojnë me reformat jetësore të nevojshme. Ai beson se mungesa e dialogut parlamentar minon funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit. Pas konsultimeve që delegacioni i kryesuar nga Presidenti i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Mevlut Çavusoglu, zhvilloi me krerët më të lartë të shtetit shqiptar, arriti në përfundimin se zgjidhja e ngërçit politik mund të bazohet në dy parime: ngritja e një komisioni hetimor dhe ndryshimi i kryesimit të komisioneve parlamentare, ku opozitës t’i jepet një numër i drejtë.
Sugjerohet zgjidhja e mosmarrëveshjeve brenda kuadrit kushtetues
Delegacioni pret ndryshimin e Kodit dhe Kushtetutës
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe amendimi i Kushtetutës janë përparimet që Këshilli i Evropës po pret, në mënyrë që krizës t’i jepet fund. “Ky delegacion, nuk është në anën e askujt. Ajo që na lipset është një zgjidhje, progres, fundi i krizës, fundi i bojkotit. Dhe gjithashtu, si Asamble Parlamentare ne po presim disa përparime në lidhje me Kodin Zgjedhor dhe disa amendamente të Kushtetutës, çka gjendet edhe në rezolutën tonë. Që të bëhet kjo, kjo krizë duhet të marrë fund”, theksoi Presidenti i Asamblesë në fjalën e tij. Për këtë arsye, ata u kërkojnë palëve, opozitës dhe Qeverisë, që të arrijnë në një zgjidhje. “Njerëzit votojnë që partitë të jenë në Parlament pikë së pari, dhe partitë apo anëtarët e Parlamentit e kanë vendin në Parlament apo në komisionet parlamentare dhe kjo është arsyeja e mbajtjes së zgjedhjeve, dhe njerëzit votojnë që përfaqësuesit e tyre të shkojnë në Parlament. Në rast se ka mosmarrëveshje, ajo duhet të trajtohet brenda kuadrit kushtetues”, tha Çavusoglu, duke sugjeruar përdorimin në të ardhmen edhe të Gjykatës Kushtetuese apo Komisionit të Venecias.
Rekomandimet e ndërkombëtarëve pas konsultave
“Të ngrihet komisioni hetimor për zgjedhjet”
“Krijimi pa vonesa të tjera i një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e qershorit 2009, i kryesuar nga një përfaqësues i opozitës dhe në të cilin opozita të ketë një shumicë efektive; përgatitja nga ky komision hetimor i amendamenteve për Kodin Elektoral në përputhje me rekomandimet e misionit ndërkombëtar të vëzhgimit dhe të Rezolutës 1709; dhënia opozitës e një numri të drejtë të kryesive të komisioneve parlamentare”, ishin parimet bazë mbi të cilat, sipas delegacioni të KiE-së, duhet të arrihej në zgjidhjen e krizës politike. Lidhur me termat e referencës të komisionit parlamentar, delegacioni i APKE-së vë re se të dy palët bien dakord që kjo duhet të trajtohet brenda kuadrit kushtetues të Republikës së Shqipërisë. Delegacioni është gjithashtu i mendimit se kjo do të ishte e mjaftueshme për të mundësuar pjesëmarrjen e përhershme të opozitës në punën e Parlamentit. Ai u bën thirrje atyre ta bëjnë këtë pa vonesa të mëtejshme. Ndërkohë që Presidenti Çavusoglu, liderët e pesë grupeve politike dhe bashkëraporterët e monitorimit për Shqipërinë, vërejnë se si PD-ja, dhe PS-ja mirëpritën Rezolutën 1709 të APKE-së.