Shtrimet në urgjenca, jo më shumë se 24 orë
24/02/2010 Urdhri, shefat në QSUT çdo javë duhet të raportojnë shtrimet e bëra
Respektimi i sistemit të referimit anashkalohet nga shërbimi i urgjencave
Shtrimet në shërbimin e urgjencave nuk do të lejohen për më shumë se 24 orë. Në rast të tejkalimit të këtij afati, do të merren masa ndëshkuese ndaj stafit shëndetësor që punon në këto urgjenca. Duke filluar nga dita e djeshme, në të gjitha shërbimet e urgjencave është shpërndarë urdhri më i ri i ndërmarrë nga drejtuesit e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të shmangur mbipopullimin e pacientëve në dyert e urgjencave. Duke pasur parasysh numrin e madh të pacientëve në urgjencën e spitalit të Sëmundjeve të Brendshme dhe reanimacionin e Kardiologjisë, drejtoria e kësaj qendre ka nxjerrë urdhër të veçantë për mirëfunksionimin e sistemit të konsultave dhe urgjencës. Pika të rëndësishme të këtij urdhri janë evitimi i rasteve të pranuara në urgjencë, të cilat nuk justifikojnë kriteret e urgjencave mjekësore sekondare apo terciare. Në këtë mënyrë, drejtoria e QSUT-së do të kontrollojë çdo rast shtrimi urgjent, duke evidentuar mjekun dërgues, mjekun pranues, kartelat e shtrimeve që dërgohen nëpër shërbime të ndryshme dhe sidomos përcaktimin dhe argumentimin e diagnozës së të sëmurit. “Të gjitha këto pavijone, si: shërbimi i urgjencave, reanimacioni i Kardiologjisë dhe shërbimet e Kardiologjisë, janë të detyruara që në fund të çdo jave të sjellin në drejtori informacion të detajuar për pacientët e shtruar. Në bazë të këtij informacioni, do të shihet se sa është zbatuar sistemi i referimit dhe urdhri nga mjekët. Në rast se konstatohen shkelje, drejtoria do të marrë masa administrative ndaj tyre”, ka pohuar kreu i këtij spitali, Ilir Dashi. Në bazë të këtij urdhri, për përmirësimin e shërbimit të urgjencës është garantuar shërbim 24-orësh i laboratorit të analizave dhe imazheria konvencionale. Po kështu, pavijonet e Kardiologjisë (kati i parë, kati i dytë) duhet të rezervojnë çdo ditë të paktën 3 shtretër për çdo pavijon për të sëmurët e urgjencës së spitalit Nr 1. Pavijonet e tjera të sëmundjeve të brendshme duhet të kenë çdo ditë në dispozicion të urgjencës të paktën 2 shtretër për pavijon. Sipas ekspertëve, marrja e këtij urdhri ishte një domosdoshmëri, pasi zbatimi i sistemit të referimit solli uljen e numrit të konsultave dhe rritjen e numrit të personave të shtruar në urgjencë.
Shtrimet
Të gjitha pavijonet, si: shërbimi i urgjencave, reanimacioni i Kardiologjisë dhe shërbimet e Kardiologjisë, janë të detyruara që në fund të çdo jave të paraqesin në drejtori informacionin e detajuar për pacientët e shtruar. Në bazë të këtij informacioni, do të shihet se sa është zbatuar sistemi i referimit dhe urdhri nga mjekët. Për rastet kur konstatohen shkelje, drejtoria do të marrë masa administrative ndaj bluzave të bardha. Nëpërmjet këtij urdhri synohet mirëfunksionimi i sistemit të urgjencës, pasi parashikon që asnjë nga pacientët të mos qëndrojë më shumë se 24 orë i shtruar në këtë shërbim.