E Shtunë, 31 Tetor 2026

Takimi, masa për shkarjet e tokës

24/02/2010 Analiza vjetore e nënprefekturës së Lushnjës

LISHNJE- Është zhvilluar analiza e punës 1-vjeçare e nënprefekturës së Lushnjës ku merrnin pjesë veç nënprefektit të Lushnjës, Daut Sulaj, edhe përfaqësues të të gjitha njësive vendore, kryetarët e komunave, bashkive të këtij rrethi. Të pranishëm në analizën e punës 1-vjeçare të njësisë qendrore në Lushnjë ishin edhe përfaqësues nga Ministria e Brendshme. Analiza 1-vjeçare ka nisur me një argumentim të hollësishëm të punës së njësive vendore, problemet dhe pengesat që janë hasur gjatë vitit 2009 në këtë nënprefekturë, referuar nga nënprefekti i Lushnjës Daut Sulaj. Fillimisht Sulaj ka falënderuar të gjithë njësitë vendore në procesin zgjedhor të 28 qershorit, ngjarja më e rëndësishme politike e vitit 2009, ku në rrethin e Lushnjës standardet e procesit zgjedhor kanë qenë të larta dhe të kënaqshme”. “Kemi pasur takime të rregullta me përfaqësues të institucioneve vendore të të gjitha komunave dhe bashkive”,-ka thënë nënprefekti Daut Sulaj. “Në këto takime ne kemi diskutuar dhe rrahur probleme të ndryshme politike, ekonomike, sociale, si dhe udhëzimet e qeverisë shqiptare për punën në nivel vendor, rritja e eficensë së punës së administratës publike në të gjitha nivelet, realizimet e treguesve buxhetor për çdo 3 mujor. Puna e mirë për shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, si dhe bashkëpunimi i ndërmarrjes pyjore me njësitë e pushtetit vendor për situatën e krijuar nga shkarjet e tokës në këto muaj ku reshjet kanë rënë me intensitet të lartë, morën vlerësim nga nënprefekti. Ndërkohë ritmet e ulëta për legalizimin e pronave në disa komuna ishin pikat “më të nxehta” ku nënprefekti i Lushnjës ka kërkuar më shumë impenjim. Situatat e krijuara javën e fundit në nënprefekturën e Lushnjës nga shkarjet e tokës dhe masat e marra për këtë problem aktual, ishte tema kryesore që u diskutua nga të pranishmit. Angazhimi i punës nga gjithë buxhetorët dhe punonjësit e nënprefekturës, Bashkisë dhe komunave duhet të jetë maksimal, pasi edhe dëmet e shkaktuara në këtë komunitet janë të konsiderueshme”,-ka theksuar Sulaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›