Trafiku i organeve, Llalla: Serbia smund të hetojë vetë në Shqipëri
Tiranë- Kreu i Prokurorisë së Përgjithshme të Shqipërisë, zoti Adriatik Llalla, në një intervistë dhënë për ‘Radio Kosova’, ka vlerësuar si të papranueshme çdo përpjekje të Serbisë për të hetuar veçmas krimet e bëra nga pjesëtarët e UÇK-së në territorin e Shqipërisë.
Llalla tha se organi që ai drejton i ka ofruar gjithë mbështetjen teknike dhe lehtësi për një hetim ndërkombëtar.
“Në përfundim të hetimeve nuk u vërtetua se ekzistonin akuzat për trafik organesh në Shqipëri. Për sa i takon hetimeve më vete nga Beogradi, ato nuk mund të kryhen pasi konsiderohet ndërhyrje në punët e brendshme të vendit tonë, bazuar në normat e të drejtës ndërkombëtare tha Llalla teksa shtoi se nuk mund të lejohen hetime nga një tjetër shtet pa miratimin e institucioneve ndërkombëtare, pa miratimin e OKB-së”,-u shpreh ai.
Serbia kërkon hetim urgjent ndërkombëtar për pretendimet e saj se në Kosovë ka pasur trafikim të organeve gjatë dhe pas luftës së vitit 1999.