KiE: Opozita të ndërpresë bojkotin

Bashkëraportuesit e KiE-së për Shqipërinë do të zhvillojnë një vizitë në Tiranë, lidhur me situatën e krijuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit.
“Zhvillimet që lidhen me zgjedhjet lokale të mbajtura më 8 maj nxorën në pah natyrën e brishtë të demokracisë dhe polarizimin e vazhdueshëm midis shumicës qeverisëse dhe opozitës. Bashkëraportuesit kanë ndërmend të vizitojnë vendin menjëherë pasi të mbyllet rezultati i zgjedhjeve”, thuhet në draft-rezolutë.
Ky raport i përgatitur nga Komiteti i Monitorimit, me raportues Dik Martin, flet në mënyrë të drejtuar për situatën në Shqipëri, ku krahas thirrjeve është i gatshëm të asistojë për reformën elektorale në veçanti.
“Partia Socialiste të ndërpresë bojkotin e saj në punën në Parlament dhe të hyjë në dialog konstruktiv me forcat e tjera politike”, thuhet në raport.
Më tej, në këtë raport kërkohet që përmirësimi i ligjeve të prekë rregullat e transparencës në lidhje me pronësinë e medias, përbërjen e komisioneve zgjedhore dhe listat e kandidatëve. /Start/
2011-06-25 10:47