E Shtunë, 31 Tetor 2026

KiE Zgjedhjet lokale ishin transparente garimi i Rames i tensionoi

Gebel Numerimi i votave shenoi tensione politike Te nise urgjentisht dialogu mes partive per reformat integruese

Zgjedhjet lokale te zhvilluara ne 8 maj te ketij viti ne Shqiperi shenuan progres. Ato ishin te mira dhe transparente. Ky eshte konkluzioni i nxjerre ne raportin per zgjedhjet lokale ne Shqiperi te hartuar nga raportuesi i Partise Popullore Volkram Gebel. Ky konkluzion u be pjese e rezolutes qe u miratua me 88 vota ne seancen e Kongresit te Autoritetit Rajonal dhe Lokal ne Keshillin e Evropes. Ne rezolute i behet thirrje politikes shqiptare te nise urgjentisht diskutimin dhe bashkepunimin per ecurine e metejshme te reformave integruese.

Thirrja e KiE-se

Keshilli i Evropes miratoi dje nje rezolute per Shqiperine ku u kerkon partive politike te nisin urgjentisht dialogun dhe te bashkepunojne ne menyre konstruktive per arritjen e standardeve per zgjedhje me te mira. Gjithashtu KiE thekson se lideret e partive politike shqiptare duhet te tregojne maturi ne ecurine e metejshme te Shqiperise per integrimin ne familjen evropiane.

Keshilli i Evropes shpreh keqardhje per mungesen e dialogut politik te nevojshem nderkohe veren se partite politike deshtuan ne permbushjen e detyrimeve te tyre per menaxhimin sic duhet te zgjedhjeve dhe per shmangien e perplasjeve politike gjate fushates edhe pse kishim te benim me zgjedhje per pushtetin lokal. Ne rezolute thuhet me tej se Kongresi eshte gati te mbeshtese veprimet per te permiresuar ushtrimin e demokracise lokale dhe ne vecanti mbajtjen e zgjedhjeve lokale per te ndihmuar anetaret e sapozgjedhur te demokracise lokale dhe per te krijuar nje klime besimi dhe demokracise ne mesin e partive politike te interesuara.

Raportimi i Gebelit

Gjate seances se Kongresit te Autoritetit Rajonal dhe Lokal te Keshillit te Evropes u diskutua raporti i hartuar nga raportuesi i Partise Popullore Volkram Gebel ku thuhej se zgjedhjet lokale te 8 majit ishin shume te rendesishme dhe ato u zhvilluan ne menyre demokratike. Keto zgjedhje ishin shume te rendesishme ato ishin zgjedhje demokratike. Kemi pare progres nga autoritet shqiptare per transparencen e zgjedhjeve. Raporti yne i konsiston zgjedhjet shume te mira dhe transparente. Organizimi ishte shume i mire dhe transparent - tha ne fjalen e tij Gebeli. Ai shtoi se zyrtaret qe u trajnuan ne diten e zgjedhjeve ishin te perfshire ne kete proces per te pasur zgjedhje sa me transparente. Me tej ai shtoi se vezhgimi i zgjedhjeve u krye normalisht nderkohe qe pati tensione pas zgjatjes se procesit te numerimit te votave. Momenti i numerimit te votave solli mjaft tensione. Dy polet partiake sollen interpretimet e tyre. Ne Shqiperi kishte nje polarizim politik. Opozita vraponte te thoshte rezultatin para se gjithcka te ishte zyrtare - theksoi Gebeli. Ai ka vleresuar me tej bashkepunimet me institucionet shqiptare duke i konsideruar ato te jashtezakonshme. Gebeli tha se Kongresi ka sjelle ne vemendje ne lidhje me zgjedhjet ne Shqiperi se situata ka qene e qete. Ai deklaroi se keto zgjedhje e njohen Shqiperine si nje vend kandidat ne BE. Ne propozojme te kete nje forcim te marredhenieve mes partive politike per te pasur veprime te harmonizuara mes paleve - tha Gebeli ndersa shtoi se Kongresi del ne konkluzionin se ne Shqiperi eshte bere nje pune e madhe per zgjedhjet. Partite duhet te nisin dialogun per te pasur zgjedhje me te mira. Kongresi i KiE-se rekomandon bashkepunim per zgjedhje me te mira - tha Gebeli.

Vleresimet dhe rekomandimet e KiE-se

Kongresi ve ne dukje progresin e pergjithshem te bere nga autoritetet shqiptare per te bere organizimin me efikas te zgjedhjeve te 8 majit 2011 dhe ve ne dukje ne menyre te vecante perpjekjet per te siguruar transparencen e procesit zgjedhor. Sjellja e mediave edhe pse pak prej tyre jane gjetur te jene te pavarura ishte e balancuar. Zhvillimi i procesit te votimit ishte i kenaqshem dhe nje klime te mire bashkepunimi eshte vendosur ne mes te anetareve te komisioneve te qendrave te votimit.

Megjithate sic eshte verejtur edhe nga OSBE-ODIHR-i dhe vezhgues te tjere delegacioni i Kongresit ka verejtur nje numer problemesh duke theksuar nevojen per te bere permiresimet e ardhshme me rregullat zgjedhore.

Ne menyre te vecante delegacionit te Kongresit

a. i vjen keq per faktin se fushata zgjedhore e karakterizuar nga nje polarizim i forte e debatit ka pasqyruar ekzistencen e nje situate tejet te tensionuar politike e cila ka ndikuar negativisht ne procesin zgjedhor. Tensionet e vena re gjate fushates u konfirmuan gjate numerimit te votave i cili ishte i ngadalshem e dha shkak per ankesa

b. vuri ne dukje pasigurine ne lidhje me procedurat qe duhen ndjekur duke cuar ne vonesa per hapjen dhe mbylljen e procesit te votimit

c. vlereson se emerimi me vonese ose ndryshimi minuten e fundit te zyrtareve te zgjedhjeve kane nderprere ne menyre te konsiderueshme zhvillimit te sesioneve trajnuese me kusht

d. vuri ne dukje mosmarreveshjet e shpeshta ne mes te anetareve te ndryshem te komisioneve zgjedhore dhe faktin se ata duhet te konsultoheshin me partite e tyre para se te merrnin nje pozicion ne raste te diskutueshme. Incidentet e tilla shpesh i kane penguar ata te respektojne afatet e parashikuara

e. i vjen keq per faktin se klima ne Tirane ishte vecanerisht e tensionuar per shkak te polarizimeve te forta politike

f. konsideron se procesi jashtezakonisht i ngadalshem i shqyrtimit ka perkeqesuar konfliktin. Tejzgjatja e numerimit te votave dhe si pasoje pamundesia per te shpallur rezultatet kane demtuar besimin qe qytetaret duhet te kene ne zgjedhje. Jane kontestuar dhe interpretimet e ndryshme per Kodit Zgjedhor nga partite politike lidhur me rregullsine e numerimit te votave.

Kongresi shpreh keqardhjen per mungesen e nje dialogu konstruktiv mes paleve dhe perkeqesimin e marredhenieve mes aktoreve politike ndersa ne interesat e komuniteteve lokale dhe qeverisjen e mire do te duhet te bejne perpjekje per te pranuar ndonje vendim konstruktiv dhe per te kapercyer pozitat e pjese.

Ne funksion te sa me siper Kongresi i ben thirrje Komitetit te Ministrave te Keshillit te Evropes

a. te percjelle rekomandimet dhe arsyet per to tek autoritetet shqiptare duke i ftuar ata qe te marrin ne konsiderate sugjerimet e Kongresit dhe ne vecanti per te ndryshuar Kodin Zgjedhor nese kjo kerkohet nga standardet nderkombetare ose veshtiresite e hasura

b. te mbeshtese planin paszgjedhor te veprimit te Keshillit te Evropes per Shqiperine dhe perfshirjen e plote te Kongresit

c. te percjelle rekomandimet dhe arsyetimet per to organeve kompetente te Keshillit te Evropes Komisionit Evropian per Demokraci nepermjet Komisionin te Venecias dhe Komisionerit per te Drejtat e Njeriut ne kuadrin e veprimeve te mundshme ne te ardhmen e perbashket ne favor te Shqiperise.

Kongresi gjithashtu i ben thirrje Keshillit te Asamblese Parlamentare te marre ne konsiderate kete rekomandim si pjese e aktiviteteve te tij te monitorimit ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›