E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi- politikanëve të rinj: Tregohuni vetvetja

Presidenti Bamir Topi ka kërkuar nga politikanët e rinj që të ndjekin një politike kontruktive pasi shoqëria shqiptare ka nevojë për një vision të ri politik. Duke folur në ceremoninë e organizuar për diplomimin e studentëve të rinj në shkollën e politikës, kreu i shtetit u ka kërkuar atyre të jenë vetvetja dhe jo pjesë e një produkti të klonuar.

Ai ka bërë apel për etikën e sjelljes, vlerësuar si shumë e rëndësishme në jetën politike, pasi sipas tij të jesh politikan duhet të operosh me rregullat që ka një shoqëri demokratike ku e para është komunikimi.

“Shoqëria shqiptare ka nevojë për një vision të ri politik. Nuk e kam fjalën për të bërë asnjë lloj aludimi por vizioni i ri politik jepet si leksion në vendet europiane, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës” ka theksuar Topi.

Duke iu referuar sërish progres raportit të BE-së ku Shqipëria dështoi të marrë statusin e vendit kandidat, kreu i shtetit ka theksuar se ka qënë pikërisht kriteri politik i pa përmbushur ai që penalizoi vendin tonë

Ai gjithashtu u kërkoi politikanëve të rinj të konkludojnë secili në pozicionet e veta pasi karriera politike nuk vjen në mënyrë revolucionare.

“Sinkronizimi i vlerave bën që politika të jetë më cilësore, më përfaqësuese, të jetë një politikë konstruktive dhe në shërbim tën njerëzve që i kanë besuar atë pozicion të lartë” ka shtuar më tej Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›