E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfaqesuesit e KiE-se Garimi i Rames tensionoi zgjedhjet lokale

Kopmanshap Numerimi tu delegohet komisioneve lokale per te shkurtuar afatet

Garimi i kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per postin e kreut te bashkise se kryeqytetit shenoi tensionim te zgjedhjeve lokale ne Shqiperi. Sipas raportuesit per zgjedhjet ne Shqiperi Volkram Gebel ishte nje problem i cili tensionoi e polarizoi ndjeshem procesin zgjedhor. Ne kemi verejtur nje situate te vecante pasi nuk eshte normale qe nje kryetar bashkie te jete lideri i Partise Socialiste apo te jete ne krye te opozites. Pra eshte nje rast i vecante dhe gjithashtu sepse Tirana eshte shume e rendesishme per Shqiperine kjo influencoi te gjithe procesin. Dua te theksoj se ne opinionin tim problemi kryesor ishte numerimi i gjate dhe pastaj kishte nje rezultat shume te ngushte midis dy kandidateve ne Tirane keshtu qe kjo nuk i beri gjerat te ishin jo te thjeshta - tha Volkram Gebel. Ai shtoi se zgjedhjet u zhvilluan ne nje klime beteje politike shume te forte midis dy partive te medha. Per kete arsye zgjedhjet lokale u dominuan nga ceshtje partizane dhe me te gjera ne nivelin kombetar dhe jo ne nivelin lokal cka perberi nje problem. Ne verejme qe autoritetet shqiptare krijuan kushte per zgjedhje te lira dhe demokratike por u hasen probleme si rrjedhim i tensioneve qe ishin kaq te medha midis dy partive kryesore dhe si rrjedhim i numerimit te gjate. Kjo duhet ndryshuar. Ne si Kongres i Keshillit te Evropes duam qe te ndihmojme qytetaret e Shqiperise dhe autoritete qe te kene nje dialog platforme per te diskutuar mbi demokracine. Ne nje fushate secila force ka nje kendveshtrim te ndryshem dhe qendrime te ndryshme pro gjate fushates zgjedhore kjo gje duhet te marre fund duhet te jete zgjidhur - tha ai. Edhe Ami Kopmanshap theksoi se eshte per te ardhur keq te shohesh qe palet nuk mund te bashkepunojne si rrjedhim i zgjedhjeve. Qellimi i zgjedhjeve ne nje demokraci nuk mund te jete te mos bashkepunohet dhe te behet lufte me njeri tjetrin ndoshta jo me duar por gjithsesi me fjale dhe duke mosdegjuar. Kjo duhet ndryshuar Ka nje zgjidhje te vetme. Populli shqiptare dhe politikanet shqiptare duhet ta zgjidhin vete problemin - tha Kopmanshap. Ndersa Gebeli shtoi jo vetem autoritetet shqiptare por te gjitha forcat dhe shoqeria duhet te zhvillojne debate ku te flasin per problemet duke e shkeputur kete nga procesi zgjedhor. Zgjedhjet duhet te zhvillohen sipas rregullave te percaktuara mire qe ekzistojne ne vendin tuaj dhe jo te jene nen ndikimin e politikes - sugjeroi ai. Nje tjeter rekomandim ishte shkurtimi i afateve te numerimit. Duhet tu delegohet komisioneve lokale sic bejme ne ne shumicen e shteteve evropiane qe ti numerojne votat atje pasi merr shume kohe kur numerohen ne qendren kryesore. Duhet te krijohet mundesia e shpalljes se rezultatit te numerimit te votave ne zonat e votimit ne qendrat lokale - tha Gebeli. Ky rekomandim i Gebelit mbeshtetet edhe nga perfaqesuesi tjeter i KiE-se Ami Kopmanshap. Mendoj se do te ishte mire qe te zgjidhej ne nivelin lokal. Zgjedhjet lokale duhet te zgjidhen ne dimensionin lokal dhe ne Tirane duhet te behej ne menyre lokale pra jo ne nje qender apo kater por ne 20 zona numerimi aty ku votohet - deklaroi ai duke sqaruar se kjo eshte nje nga rekomandimet drejtuar Shqiperise. Lidhur me kontestimin e vendimeve te Kolegjit dhe kontributin e Komisionit te Venecias ai sqaroi Komisioni i Venecias po perpiqet qe te trajtoje kete ceshtje por duhet bashkepunim nga te gjitha palet ne Shqiperi. Kur palet duan te perparojne dhe te zgjidhin problemet atehere zgjedhjet do te ndryshojne. Ndersa perfaqesuesi i trete i KiE-se Uarmisham Xhon i sugjeron politikes shqiptare te zbatoje rregullat demokratike. Personat qe shkojne per te vezhguar jane te trajnuar. Ata kane nje pervoje duke vezhguar zgjedhje ne shume vende. Si Kongres ne Keshillin e Evropes do te deshironim te shihnim rregulla demokratike dhe funksionuese - tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›