E Diel, 1 Nëntor 2026

KiE kërkon të zbatohen marrëveshjet Kosovë-Serbi

Deputetët e Kuvendit parlamentar të Këshillit të Evropës miratuan të mërkurën pasdite në Strasburg rezolutën me të cilën Beogradi dhe Prishtina ftohen të vazhdojnë dialogun dhe të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.

Në rezolutën e miratuar me 90 vota pro, tre kundër dhe tre abstenime, vlerësohet se Serbia ka arritur progres të konsiderueshëm në shumë fusha, por që disa probleme kyçe kanë mbetur ende të pazgjidhura, njofton gazeta Blic.

Përveç reformave në gjyqësor, lufta kundër korrupisonit, ligjin për zgjedhjet, lirinë e mediave, Beogradit i kërkohet të zbatojë plotësisht edhe të drejtat e pakicave. Madje në këtë pikë kërkohet edhe avancimi i statusit të pakicave.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›