E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Publikohen xhirimet sekrete te Xhon Kenedit

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u publikuan xhirimet e publikuara që ish-presidenti amerikan, Xhon F. Kenedi i kishte bërë në mënyrë sekrete në Shtëpinë e Bardhë. Por në këto xhirime përfshihet dhe një bisedë e frikshme lidhur me atë që do të bëhej dita e funeralit të tij. Në prag të vrasjes së tij, derisa përpiqej ta aranzhonte orarin e tij, Kenedi kishte theksuar se 25 nëntori i vitit 1963, ishte formësuar të jetë “ditë e vështirë”, pas kthimit të tij nga Teksasi dhe koha në Kejp Kod. Gjithashtu, një anëtar i stafit të Kenedit dëgjohet në shiritin e inçizuar duke thënë “është ditë ferri, zoti president”.
Ky shkëmbim fjalësh ishte në mesin e 45 orëve të fundit të inçizimeve private, që i kishte bërë ish-presidenti, e që janë publikuar mbrëmë nga Libraria Presidenciale Xhon F. Kenedi. Në shirita përfshihen edhe diskutimet për konfliktin në Vietnam, raportet me sovjetikët dhe gara kozmike, planet për Konventën e Demokratëve në vitin 1964 dhe strategjinë për rizgjedhje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›