E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perkujtohet nje vjetori i revoltave ne Egjipt

Me qindra mijëra egjiptianë u mblodhën në Kajro për të shënuar një vjetorin e revoltës masive popullore, e cila e detyroi presidentin shumëvjeçar, Hosni Mubarak, që të jepte dorëheqjen. Disa prej tyre festojnë suksesin e partive islamike, që fituan në zgjedhje, ndërsa të tjerë bëjnë thirrje për më shumë reforma politike. Me qindra protestues, të cilët janë burgosur me urdhër të regjimit ushtarak, u liruan të mërkurën.
Demonstruesit janë tubuar në Sheshin Tahrir, që ishte skenë e protestave, që përfundimisht sollën përmbysjen e Mubarakut, më 11 shkurt të vitit të kaluar.
Raportohet se në mesin e demonstruesve përfshihen edhe liberalët proreformistë, që po kërkojnë largimin e Këshillit Ushtarak, i cili po sundon në Egjipt prej kohës së dorëheqjes së Mubarakut, dhe pas dënimit të zyrtarëve të përfshirë në vrasjen e mëse 800 protestuesve, gjatë kryengritjes së vitit të kaluar.
Aktualisht, kundër Mubarakut po zhvillohet procesi gjyqësor lidhur me akuzat për urdhër për vrasje të demonstruesve gjatë kryengritjes, të cilat jane hedhur poshtë nga ish-presidenti.
Sheshi Tahrir u bë një vit më parë qendër e demonstratave të dhjetra mijëra njerëzve, të frymëzuar nga demonstratat në Tunizi. Protestuesit egjiptianë kërkuan reforma politike dhe ekonomike në demonstratat që filluan më 25 janar dhe vazhduan për 18 ditë. Përleshjet e përgjakshme të protestuesve me forcat e sigurisë e detyruan presidenti Hosni Muabarak të largohej nga pushteti dhe sollën në drejtimin e vendit Këshillin Ushtarak. Dhoma e ulët e parlamentit të dominuar nga islamikët mbajti të hënën takimin e parë dhe Këshilli Ushtarak ka premtuar t’ia dorëzojë pushtetin një presidenti të zgjedhur mes votës së lirë brenda muajit korrik.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›