Kiço Mustaqi: Takimi sekret me Enverin, para arrestimit të Hazbiut
Kiço Mustaqi. Një nga emrat e shumënjohur të Shqipërisë komuniste. Ndoshta është i vetmi ushtarak i asaj periudhe i cili e filloi detyrën nën uniformën ushtarake në pozicionin më të ulët siç ishte ajo e Komandantit të Togës, madje në rrethin e skajit verior të Shqipërisë, Tropojë. Por me kalimin e viteve, emri i Kiço Mustaqit do të spikatej si ai i një njeriu të përgatitur dhe të përkushtuar, kështu që ngjitja e tij në detyrë do të ishte e vazhdueshme derisa një ditë ai do të mbërrinte në strukturat më të larta të ushtrisë, siç ishin detyra e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe së fundmi ministër i Mbrojtjes. Por jo vetëm kaq, por Kiço Mustaqi arriti dhe në strukturat më të larta politike të shtetit komunist, duke mbërritur deri te ajo e Anëtarit të Byrosë Politike. E ndërsa ai është ministri i Mbrojtjes që drejtoi ushtrinë e shtetit komunist në periudhën delikate të ndërrimit të sistemeve, ndjehet krenar që ka përballuar një situatë të tillë duke ruajtur gjakderdhjen, e cila në ato momente sipas tij kërkonte vetëm një shkëndijë. Madje, flet me krenari, se ajo që ndodhi në '97-ën,- që nuk kishte asnjë arsye të ndodhte,- nuk mundi të ndodhte as në kohën e tij, që ishte koha e përmbysjes së madhe, dhe ndjenjat e njerëzve prekeshin lehtë me idhujt apo vuajtjet që kishin përjetuar. Por Kiço Mustaqi, i cili përfundoi në azil ekonomik në Greqi, ndjehet shumë keq kur kujton sulmet politike që i janë bërë nga brenda vendit, madje duke e dënuar edhe për 5 vjet burg në mungesë, aq sa nuk ka mundur të jetë as pranë nënës së tij kur ndërroi jetë. Këto sulme, - tregon ai, - i janë bërë në një kohë që kishte përfunduar si roje natë në një magazinë greke në Athinë, ku për 16 vjet e kalonte natën në një barakë llamarine për të mundur të mbijetonte në situatën ku e plasi fati. Sot, Kiço Mustaqi pranon të flasë për Gazetën tonë, pikërisht për shumë të pathëna të cilat kanë ngelur enigma të patreguara në historinë e cunguar të periudhës së ndërrimit të sistemeve. Në numrin e sotëm tregon pikërisht ditët kur ai u thërrit nga Enver Hoxha në mënyrë sekrete për të dhënë informacion për Kadri Hazbiun, i cili ishte piketuar për t'u ndëshkuar në ditët në vijim. Gjithsesi, më mirë le të lexojmë intervistën e tij të shkrimit të mëposhtëm.
Zoti Kiço. Kam mësuar nga sa më keni folur kohët e fundit, se juve keni pasur një takim personal me Enver Hoxhën, takim i cili ka qenë shumë sekret dhe që ju e keni ruajtur për më shumë se 20 vjet. Është e vërtetë se ju jeni thërritur nga Enver Hoxha vetëm një javë para se të arrestonte Kadri Hazbiun dhe çfarë detyre keni pasur atëherë?
Është shumë e vërtetë dhe është tamam ashtu si thoni ju.
Atëherë kam qenë zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe drejtor i Drejtorisë operative kur kam bërë atë bisedë apo atë takim aq sekret me Enver Hoxhën.
Kush ishte ministër i Mbrojtjes në atë kohë?
Ministër i Mbrojtjes ka qenë Kadri Hazbiu, por shiko, për të të dhënë një situatë më të qartë se si ndodhi dhe me kë punonim në atë rrethanë kur unë kam bërë takimin e paimagjinuar, po të tregoj së pari mbërritjen time në detyrën në të cilën isha bërë i konsiderueshëm, madje i vlerësueshëm edhe nga Enver Hoxha.
Saktësisht ka qenë shtatori i vitit 1979-të kur unë jam emëruar Drejtor i Drejtorisë Operative dhe Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Ishte koha kur kishte vdekur Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu u lirua nga detyra e ministrit të Mbrojtjes, ndërkohë që ministër sollën Kadri Hazbiun, i cili deri në atë kohë kishte qenë ministër i Brendshëm. Shef i Shtabit të Përgjithshëm ishte Veli Llaka. I shpjegova kaq hollësisht këto fakte, për të të thënë së pari se me kë punoja, pasi kjo ka të bëjë edhe me atë se për se më kërkoi Enver Hoxha në atë takim aq sekret. Madje po të them edhe faktin se jetën e Partisë unë e bëja në të njëjtën organizatë me Kadriun dhe Veli Llakajn.
Pra, në këtë kohë e bëtë takimin që ju ka ngelur kaq fuqishëm në mëndje?
Po. Ishte fundi i shtatorit të vitit 1982. E them këtë, se nuk kaluan as dhjetë ditë nga ai takim dhe unë u emërova Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Zëvendësministër i Parë i Mbrojtjes. Saktësisht në detyrën e Shefit të Shtabit jam emëruar në datën 7 tetor, pra të vitit që të shpjegoj, 1982-it. Kështu që i bie që kur jam thirrur te Enver Hoxha të ketë qenë data aty te 25, 26 a 27 shtatori.
Shikoj që e paskeni si ditë të jashtëzakonshme atë që po më tregoni, pasi mundoheni të jeni shumë i saktë në data dhe kujtime, apo e kam gabim?
Ore, e di ti se ç'do të thotë Enver Hoxha apo jo? Unë po të them se takimin me të e kishin ëndërr të gjithë pa mos dëgjo se çfarë thonë tani ata. Ai ishte kryefjala e çdo bisede. Në familje, shoqëri, punë e kudo, emri i tij ishte veçse "emiri i Zeusit". Pastaj ishte burrë i madh shteti ai, nuk ishte ashtu si e paraqesin ata që u intereson, për efekt të interesave ekonomike që mund të kenë me kohën dhe rrethin shoqëror që flasin. Kështu që, të takoje Enver Hoxhën nuk ishte vetëm një eveniment, por edhe një ëndërr. Ndërsa mënyra si u thërrita unë dhe biseda që bëra me të ishte më shumë se një takim.
Si ta kuptoj?
Sepse nuk ishte një takim si mund të mendohet, por veç takimit kishte dhe një dozë konfidence brenda, për faktin se më kërkoi që takimi me të të ngelej më se sekret. Kjo do të thoshte se Enver Hoxha po bënte një pakt. Kështu e mendoj unë atë punë, por nuk e di si mund ta konceptojë dikush tjetër.
Dhe ju thërriti vetë?
Po. Nuk e di si e qysh, por di që më ka kërkuar në një takim të veçantë dhe tepër sekret. Nga sa ndodhi më mbrapa që unë u emërova Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, mendoj se ai ka parë emrat e propozuar dhe ka dashur të më njihte personalisht. Pra mund të ketë thënë se kush është ky, që ma kanë sjellë emrin për Shef të Shtabit. Pastaj them se më ka dashur të merrte edhe informacion për ministrinë dhe ekipin kryesor të saj. Këtë e them nga mënyra si më pyeti, jo vetëm për njerëzit kryesorë të ministrisë por edhe për vetë ministrin Hazbiu. Këtë e them, se më pyeti aq hollësisht sa që unë fillova të krijoja idenë se diçka rrotullohej rreth tyre, gjë për të cilën nuk isha i gabuar, se për pak ditë ata e patën atë punë dhe në krye të ministrisë erdhëm ne që çuditërisht ishim thërritur në të njëjtën mënyrë nga Enver Hoxha.
Zoti Kiço. Të lutem më tregoni si ka ndodhur ai takim, të cilin me sa po shikoj e tirrni dhe e tirrni pambarimisht. Pra, ajo që doja të dija unë është se kush dhe si ju njoftuan?
Isha në zyrën time në Ministrinë e Mbrojtjes. Dëgjova tringëllimën e ziles së telefonit që e kisha në tavolinën e punës, të cilin si përherë e ngrita instiktivisht, madje duke edhe mos iu përgjigjur "urdhëro" por që prisja që fjalën ta merrte telefonuesi se përse kishte kërkuar. Por ndryshe nga herët e tjera ajo telefonatë më shkundi, se ndodhi ajo që nuk e kisha shkuar as në ëndërr. Ishte pikërisht telefoni i paradhomës së Enver Hoxhës, prej të cilit fliste vetë sekretari personal i tij, Haxhi Kroi. Kështu, si vendosa në vesh telefonin, zëri i Haxhiut që matanë receptorit foli:
- Alo. Shoku Kiço Mustaqi?
- Po, - ia ktheva pa ndonjë kokëçarje.
- Jam Haxhi Kroi, - vijoi telefonuesi,- gjë që solli shkundjen time të menjëhershme, të cilën e shpjegova paska më lart.
- Urdhëroni shoku Haxhi, - ia ktheva unë, me mëndje dhe përqendrim absolut për të dëgjuar maksimalisht arsyen e marrjes së sekretarit të Enver Hoxhës.
- Vetëm jeni në zyrë?, - vijoi bisedën ai.
- Vetëm shoku Haxhi, - u përgjigja unë.
- Dëgjo këtu, - vazhdoi ai, - nuk do të bisedosh me askënd dhe nuk do të takosh askënd, por do të hipësh në makinë dhe do të vish menjëherë këtu. Po të pret për një takim tepër sekret komandanti. Hip në makinë që mos të të shikojë dhe mos të të marrë vesh askush.
Pra, fjala ishte për shokun Enver. Të them të drejtën, as e kisha menduar dhe as imagjinuar se një ditë do të më merrnin në telefon dhe të më thonin se më kërkonte në zyrën e tij Enver Hoxha. Kjo ndoshta nga fakti se unë në Ministri kisha ardhur nga repartet e largëta, siç ishte Tropoja dhe Vau i Dejës. Aty kisha ardhur drejtor, njëkohësisht shef shtabi, dhe nuk dija që emri im të kishte shkuar deri në zyrën e Enver Hoxhës.
Dhe çfarë bëtë?
Ndërsa analizova në vetvete në të qindtën e sekondës këto që ju them juve, sa s'më ra telefoni nga duart. Emocionet më mbërthyen të tërin. Për disa çaste nuk po bindja veten që nuk isha në ëndërr. Por gjithsesi, këto ishin çaste që kaluan me shpejtësinë e rrufesë dhe ndërkohë unë mblodha veten dhe iu përgjigja Haxhi Kroit:
- Si urdhëron shoku Haxhi, vetëm se do të më duhet të vij me këmbë, për faktin se makina ime është në Parkun e Ministrisë që është në Laprakë. Sa të vijë makina unë mbërrita aty. Të siguroj se lëvizja do të jetë e shpejtë dhe enigmatike.
- Në rregull, - përfundoi ai. Komandanti po të pret menjëherë.
U nisët menjëherë?
Nuk bëhet fjalë. Siç isha, dola vetëtimthi jashtë. Mbaj mend që më kanë pyetur te dera nëse do të vonohesha për t'u rikthyer në zyrë. Nuk e di, mendoj se mund të ketë qenë ndonjë muhabet firme, që i hidhnim rëndom në shkresat rutinë të përditshme. Përgjigja ime derisa dola nga ministria ka qenë "nuk vonohem". Ndërsa pyetjes se ku po shkoja i përgjigjesha shkurt "Deri këtu".
Pse, kaq shumë pengesa kishit?
Epo, isha Zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm dhe Drejtor. Normal që lëvizja jote binte në kontakt me kolegët që mund të kontaktoje korridoreve. Por megjithatë, sa dola nga Ministria mora nxitim në trotuarin e djathtë të shëtitores në drejtim të Komitetit Qendror dhe jo vetëm kaq, por drejt e në zyrën e Enver Hoxhës. Është moment i çuditshëm kur e kujtoj, se për të mos përshëndetur njeri, me qëllim që të mos u jepja mundësi të njohurve të më pyesnin, kisha ulur kokën poshtë dhe bëja si i përhumbur, madje sikur kisha një shqetësim të madh. Por nuk dua të të lë pa përmendur dehjen që kisha në të tërë trupin. Në kokë, që më ishte bymehur nga përplasja e mendimeve të cilat më vinin furishëm si tallaz, hamendësoja lloj-lloj idesh dhe pyetjesh. Mendoja se si ishte e mundur që më thërriste Enver Hoxha. Për çfarë të më donte vallë. Kush t'ia ketë dhënë emrin? Si të jetë puna?
Menduat se mund të ishte gjë e keqe? Pra, që të të saktësoj më mirë në pyetjen time, menduat se mund të të kishte thërritur për të keq?
Çuditërisht këtë nuk e shkova aspak në mend, se e dija të paktën se ishte për të mirë. E para, se për të keq nuk kisha unë lidhje me Enver Hoxhën, pasi kisha shumë të tjerë poshtë tij që mund t'u përcillej dhe jo të merrej ai vetë. Ki parasysh se unë nuk është se isha në një post të atillë që mund të merrej Enver Hoxha me mua. E dyta, mënyra si foli Haxhiu, që më priste Komandanti në zyrë, kuptohej se ai kishte nevojë për një takim që të merrte një lloj informacioni ku ai mund të kishte një shqetësim. Ajo që më shqetësonte ishte se ku synonte ai të pyeste dhe përse isha përzgjedhur unë, pa e ditur që emri im kishte shkuar si kandidaturë me shumë emra të tjerë që do të ishin zëvendësministra në ndryshimet që do të bëheshin ato ditë pas ndëshkimit që i ishte planifikuar Kadri Hazbiut. Por në atë moment unë nuk dija dhe nuk mund të parashikoja asgjë. E shumta isha në dilemë apo si të thuash në një koncentrim mendimi privat se Enver hoxha si duket më donte të pyeste rreth stërvitjeve, gatishmërisë, etj dhe po mendoja më shumë përgjigjet që duhet të jepja. Edhe ato i mendoja si Drejtor Operativ që isha, se përse tjetër mund të më donte?!
Mbërritët shpejt?
Si i thonë fjalës, sa të hapësh dhe të mbyllësh sytë unë isha para godinës së Komitetit Qendror të Partisë. S'është larg. Ki parasysh distancën Ministri e Mbrojtjes, ish- godina e Komitetit Qendror e ndodhur para Kryeministrisë. Kur dola para hyrjes kryesore dhe do paraqitesha te dezhurni i shërbimit që të kontaktonte me shokun Haxhi Kroi, çuditshëm kuptova se porosia ishte dhënë e qartë dhe dyert ishin hapur. Kështu, nuk m'u desh të flisja fare se menjëherë te porta e madhe më thanë: -Vazhdoni shoku Kiço. Kaloni. Shoku Haxhi po ju pret.
Ata, e dinin se ju priste Enver Hoxha?
Ata mjafton që ishte Haxhiu në mes dhe nuk donin të dinin më shumë. Kështu mendoj unë. Zyra e Haxhiut për ta ishte si e Enver Hoxhës. Ishte Haxhiu ai që bënte futjen ose jo te Zyra e Enverit. Kështu kalova portën e parë, kështu kalova portën e dytë dhe të tretën, derisa u përballa me Haxhi Kroin në paradhomën e Enver Hoxhës.
Jam kurioz nëse e dinit zyrën e tij?
Me mend e merrja, por që nuk e dija. E veçanta është se ata të gjithë ishin në dijeni të takimit tim me Haxhi Kroin. Kjo për ta do të thoshte se mund të takohesha dhe me Enver Hoxhën. Si duket ashtu funksiononin. Në rast se Enver Hoxha priste nëpërmjet Haxhiut dikë në zyrë ishin vënë të tërë në lëvizje që urdhri i tij të zbatohej në mënyrën më perfekte të mundshme.
Nuk të bënë kontroll zoti Mustaqi?
Kur më thua atë fjalën "zoti" se si më duket. Më vjen mirë të më thuash "shoku". Nuk e di, por nuk mësohem dot me këtë shprehje.
Megjithatë, unë do të të them "zoti", sepse ky është term zyrtar dhe jo term dëshirash, apo jo?
E shikoj mor e shikoj. E kam parë shpejt, qëkurse prej 16 vjetësh unë kam punuar roje nate në një magazinë greke, duke u strukur në një barakë llamarine, ndryshe nuk mund të mbijetoja dot. Ndërsa këta që quhen zoti, sigurojnë jo vetëm veten por breza të tërë ( Qesh me të madhe)
Le të kthehemi te pyetja zoti Mustaqi. Jam kurioz nëse ju bënë kontroll kur ju prisnin me aq "bujari", nëse do ta quajmë kështu?
Asnjë lloj kontrolli dhe asnjë pyetje, por vetëm më orientonin se ku duhet të kaloja, prandaj për t'i dhënë edhe përgjigjen pyetjes së mëparshme "nëse e dija zyrën e Haxhiut", ishte këtu zgjidhja, se kudo ku hyje të drejtonte me dorë nga duhej të merrje dhe në pak çaste, madje shumë rrufeshëm, unë u ndodha para Haxhi Kroit.
Pritja e Haxhiut?
Haxhiu u ngrit menjëherë në këmbë ndërsa më dha dorën duke pyetur shumë thjesht por që dukej përzemërsia "Si jeni?" dhe ndërkaq bëri nga dera që e ndante, pra që të çonte në zyrën e Enver Hoxhës. Hapi derën dhe më tha duke ma bërë me dorë:
- Ju lutem kaloni.
Ndërkaq, unë që nga aty ku isha pashë që u shfaq figura e Enver Hoxhës, i cili ishte në tavolinën e punës. Ndërsa unë hyra brenda dhe ndërkohë që Haxhiu mbylli derën nga jashtë, ai u ngrit dhe doli nga tavolina duke ecur drejt meje. Ç'të të them, gjithçka që po më ndodhte ishte si në ëndërr. O zot, - thoja me vete, - ç'po më ndodh. Të thonë si të duan, por nuk mund ta marrësh me mend se far efekti bënte ai burrë kur të vinte përballë. U përqafuam si të më njihte prej vitesh. Po nuk mund ta marrësh me mend si u ndodha pas këtij gjesti që bëri, që u çua posaçërisht për mua dhe doli nga tavolina e punës për të më uruar mirëseardhjen. Pas kësaj, ai mori për t'u ulur në kolltukët e vendosur në kënd të zyrës për të vijuar bisedën. Si zumë të dy vend përballë njëri-tjetrit ai vijoi bisedën e nisur kur më përqafoi duke më pyetur për punën, për familjen, etj të kësaj natyre që dukej se ishin pa rëndësi por në të cilat ai merrte një informacion prezantues, ndërkohë që më çlironte edhe nga ngërçi emocional që kishte kuptuar se më kishte mbërthyer.
U çliruat shpejt?
Të them të drejtën, në pak çaste e pashë veten në një bisedë si të barabartë. Edhe sot që e mendoj nuk e besoj se çfarë afrimiteti bëri. Këtë e vura re, se erdhi një moment dhe unë fola pa as më të voglin emocion.
Për çfarë të thërriti, se më bëre shumë kurioz?
Më pyeti fillimisht për punën. Si ia kalonim. Si e kishim unitetin, marrëdhëniet. Mënyrën e zgjidhjes së problemeve. Marrëdhëniet me eprorët. Si silleshin? Kontaktet që kishin me vartësit. Si i mbanin këto kontakte. Pas kësaj, më pyeti për emrat e shefave në veçanti, duke filluar me Kadri Hazbiun. Të them të drejtën, deri në atë moment nuk kuptova se ku e kishte qëllimin, por më mbrapa kur mora detyrën e shefit të Shtabit të përgjithshëm arsyetova se Enver Hoxha më psikologjisi mirë për mënyrën si i shikoja problemet dhe marrëdhëniet me njerëzit duke filluar nga eprorët dhe vartësit. Prandaj ai më thoshte "si i mbani lidhjet dhe unitetin" etj etj. Pra, shikonte se për se unë do t'i thoja mirë dhe për çfarë metode unë do t'i thoja se kisha rezerva. Po që, gjithsesi në atë çast as e dija se përse m'i bënte. Por…, kur më pyeti për emra të veçantë duke filluar me Kadri Hazbiun, atëherë të them të drejtën e nuhata se ku flinte lepuri.
Çfarë kuptove saktësisht?
Me shumë saktësi nuk mund të kuptoje gjë, por që diçka luante rreth atyre që ai më pyeti. Këtë e nuhata shumë qartë, prandaj edhe fillova të tregohesha tepër-tepër i vëmendshëm.
Të lutem, m'u shpjegoni më qartë, se më fute në një enigmë që po më bën më shumë se kurioz. Le ta vijojmë te pyetjet që po ju bënte. Çfarë dhe për kë ju pyeti?
Duhet të të kujtoj se ky takim bëhej vetëm pak ditë para se Kadri Hazbiu të shkarkohej në plenumin e famshëm për të cilin tashmë është gjithkush në dijeni. Kështu, ai pyeti për Kadri Hazbiun se si sillet. Si i bën pritjet me vartësit. Si i mban lidhjet me ta. Si reagon ndaj problematikave të dikasterit. Si i mbante marrëdhëniet me njerëzit e rangut të ulët …etj etj.
Pra, me pak fjalë, kryefjala e atyre pyetjeve ishte se si shkoni dhe si punoni me të.
Pastaj pyeti për Veli Llakën, i cili ishte Shef i Shtabit të Përgjithshëm. Pothuajse të njëjtat pyetje bënte për të gjithë.
Pyeti për tjetërkënd?
Po, po, pyeti, por unë po të përmend këta të dy më kryesorët, që të mos e mbushim këtë intervistë me gjëra pa vlerë. Këtu e kam fjalën se kryesorët ishin Kadri Hazbiu dhe Veli Llakaj.
Po ju si u përgjigjët?
Të them të drejtën, unë nuhata qartësisht se diçka luhej me kupolën e ministrisë. Pra vërtetova dilemat e mia përse isha thërritur, duke u bindur se e keqja nuk qëndronte te unë por diku tjetër, që mund të ishin direkt eprorët e mi duke filluar nga vetë ministri dhe zëvendësi i parë i tij, prandaj ndërsa përgjigjesha fillova të tregohesha jashtëzakonisht i vëmendshëm dhe shumë i matur që të mos dilja me dy fytyra.
Pse duhej të dilje me dy fytyra?
Fjala është që të mbaja një qëndrim në përgjigje që të mos flisja me tjetër para Enver Hoxhës dhe tjetër përgjigje më mbrapa në rast se do të kalonin situata për të dhënë llogari. Për këtë kisha parasysh shumë drejtorë dhe komandantë të rëndësishëm të ushtrisë, të cilët kur u gjykua Beqir Balluku e tradhtuan, kur vetëm një javë para saj e kishin duartrokitur. Pra, në lidhje me këtë tregohesha jashtëzakonisht i vëmendshëm. I thashë që kalojmë mirë, nuk kemi ndonjë problem që na ka ngelur pezull. Bashkë me ta, - i thashë, - që bëj dhe jetën e Partisë. Nuk e di si arsyetojnë, por kanë krijuar kontakte të rregullta me vartësit. Burokracitë kanë qenë të eliminuara në lidhje me ato që ne donim t'ju ngrinim etj.
Sa vijoi ajo bisedë?
Ajo bisedë ka vijuar aty te 40 minuta apo deri në një orë se ka kaluar kohë, por këtu rrotullohet gjatësia e saj kohore. Në fund Enver Hoxha teksa po më jepte dorën që të ndaheshim më cilësoi në mënyrë shumë diplomatike ato që më kishte thënë Haxhi Kroi.
Si të tha?
Mirë shoku Kiço. Mund të vazhdosh. Për sa folëm nuk është nevoja të përmendet.
- Jam i qartë me punët dhe sekretet e Partisë shoku Enver, - ia ktheva.
Kështu u largova, duke e ruajtur atë sekret për më se 20 vjet. Pra, askush në Ministri nuk e mësoi dot se unë kisha qenë në një takim tepër personal dhe konfidencial me Enver Hoxhën.
Afërisht dhjetë ditë pas atij takimi, pikërisht më 7 tetor 1982 unë u emërova Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë dhe Zëvendësministër i Parë i Mbrojtjes.
(Vijon nesër ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)