Berisha humbet me Schalke 04

1.FC Kleve, skuadër e Oberligës gjermane dhe ku aktivizohet edhe shqiptari Albert Berisha humbi thellësisht 4-0 miqësoren me FC Schalke 04. Trajneri Arie van Lent e aktivizoi mesfushorin shqiptar në pjesën e dytë në vend Dehnen dhe u ndje i kënaqur nga paraqitja e tij. Berisha pati edhe një mundësi të mirë për të shënuar golin e nderit për ekipin e tij kur goditi me kokë pak mbi tra pas një goditje këndi.