E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kidman lutet për fëmijët

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 09:59

Aktorja Nicole Kidman i ka bërë një vizitë të papritur spitalit në Sydney të Australisë. Super-ylli australian ka kaluar më shumë se dy orë me 30 fëmijë të sëmurë, ka shkruar një gazetë lokale.

“Ajo ka qëndruar me fëmijët dhe prindërit e tyre natyralë”, ka thënë profesori Les White nga ky spital.

“Ajo e kishte bërë të njëjtën gjë edhe shtatë vite më parë. Kidman, burri i saj Keith Urban dhe bija e tyre Sunday Rose, pritet që t’i kalojnë Krishtlindjet në shtëpinë e tyre në SHBA. Nicole pritet që këtë vit të nominohet për Oskar pasi që filmi i saj Rabbit Hole ka marrë kritika të mira në Hollywood, madje edhe mund të fitojë këtë garë.

Por, ajo ka thënë që për të familja është prioritet. “Nuk shqetësohem më për shpërblime të Hollywoodit sepse prioritet i imi është familja”, ka thënë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›