Fotografohet me Schwarzeneggerin
Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 12:38
Këngëtarja Bleona Qerreti ka realizuar një foto me aktorin e njohur amerikan, që njihet me rolet e tij në filmin “Terminator”, Arnold Schwarzenegger.
Qerreti jeton në SHBA dhe kohëve të fundit ajo ka ndryshuar edhe pamjen e saj.
Megjithatë, këngëtarja nuk është edhe aq aktive me këngë të reja, sikurse ishte më parë.
Nga ana tjetër, Arnold Schwarzenegger ka në supe një mori filmash të suksesshëm si; “Conan the Barbarian” “Terminatori,” “Predatori,” “Total Recall” dhe ” True Lies”.