E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re Rama Do jete 9-kateshe

/ /

Kreu i bashkise prezantoi dje idene per ndertimin e godines se re aty ku sot eshte Disko Albania duke e bashkuar me nje pjese ne jug te saj ku ka qene vendi i quajtur gropa e Hajdin Sejdise. Xhamia e parashikuar si nderthurje mes modernes dhe klasikes do te kete ndoshta modelin me unik fetar ate te faljes nen toke. Ne maketet e prezantuara dje shihet se salla e faljes do te jete 1 kat nen toke duke habitur shume prej besimtareve edhe te feve te tjera. Sidoqofte kjo eshte akoma nje ide pasi edhe shtrirja e xhamise jashte pronave te Komunitetit Mysliman pritet te shkaktoje shume probleme pronesie dhe ligjore. Rregullorja e qendres parashikonte qe xhamia do te ndertohej ne nje truall prej 1 240 metrash dhe ngjitur do te kishte nje godine po aq te larte nderkohe qe Rama dje ia bashkengjiti kete godine xhamise. Tashme ajo do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 2 930 metrash katrore dhe do tu sherbeje rreth 2 500 besimtareve. Vendndodhja e saj do te jete ne qender te Tiranes pas Pallatit te Kultures saktesisht tek ish-disko Albania. Bashkia ka vendosur qe truallin e nje prej godinave te sherbimit te parashikuara ne projektin per qendren e Tiranes ta bashkoje me ate te Komunitetit Mysliman dhe ti jape keshtu hapesiren e duhur xhamise se re. shte e udhes te nenvizohet qysh ne krye te heres se Tiranes i duhet nje xhami e re jo thjesht per Komunitetin Mysliman por per te plotesuar nje kend te munguar te trekendeshit qe e ben Tiranen nje vend unik te trekendeshit te bashkejeteses mes tre besimesh. Nderkohe qe dy besime te tjera kane hapesiren e tyre te re ne kushtet e kesaj kohe te re besimit mysliman kjo hapesire e re sot e gjithe diten i mungon tha Rama. Perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman kerkuan nje projekt te miredetajuar per xhamine cka sipas kryebashkiakut Rama do te realizohet ne nje faze te dyte. Po keshtu perfaqesuesit e Komunitetit Mysliman nenvizuan se eshte e domosdoshme qe xhamia e re te luaje rolin e nje qendre te thellimit te dijes per fene islame.
Projekt-ideja
Xhamia do te kete nje siperfaqe totale ndertimi prej 17 135 metrash katrore brenda nje trualli prej 2 930 metrash katrore dhe arrin tu sherbeje mbi 2 500 besimtareve shifer kjo sipas bashkise e plote ne perputhje me kerkesen e bere nga Komuniteti dhe me nevojat e konstatuara ne jeten e perditshme. Ne ndertimin e saj jane parashikuar 9 nivele 4 nentokesore dhe 5 mbitokesore. Kjo strukture do te jete kusht ne Konkursin Nderkombetar qe do te celet per te zgjedhur projektin me te mire. Kjo nuk ka te beje me formen qe mund te kete xhamia e re te cilen sigurisht do ta eksplorojne do ta propozojne arkitektet qe do marrin pjese ne konkurs. Ajo qe na takon si institucion qe organizon konkursin eshte tu veme ne dispozicion arkitekteve qe do perfshihen nje program ku permbushen te gjithe nevojat qe ka komuniteti brenda hapesires qe kemi ne dispozicion dhe pastaj sigurisht eshte fantazia dhe perfytyrimi krijues i arkitekteve qe do te na sjellin propozime te ndryshme mbi te cilat do te mund te gjykojme tha Rama. Sipas tij projekt-ideja eshte bazuar mbi programet e nje numri te konsiderueshem xhamish te ndertuara ne bote. Xhamia do te kete nje holl qendror te faljes. Hapesirat e faljes per burrat dhe grate do te jene te ndara por perseri fizikisht ose vizualisht te lidhura. Do te kete gjithashtu vendin e ceremonive martesore mjediset e sherbimit per abdes cezma ne qender te hollit por nuk do te mungoje as biblioteka dhe sallat e studimit.

Vendi ku do ndertohet

Ndryshe nga sa ishte parashikuar ne projektin fillestar te planit francez hapesires se planifikuar per ndertimin e xhamise do ti shtohen edhe 1 600 metra te tjera truall. Ne maketin e mesiperm qe pasqyron planin francez per qendren godina me nr.12 i korrespondon vendndodhjes se xhamise sipas ketij plani. Perpara saj godina 7a ishte parashikuar si godine sherbimesh. Duke e pare te pamjaftueshem kapacitetin prej 800 besimtaresh nevojave te se cileve do tu pergjigjej xhamia dje Bashkia e Tiranes beri me dije se edhe trualli i parashikuar per godinen e sherbimeve do ti bashkohet atij per xhamine e re. Kjo duket edhe ne skemen bashkengjitur ku godina 1 ishte parashikuar per xhami ndersa godina 2 ishte parashikuar per sherbime. Tashme ajo do te ndertohet ne nje siperfaqe prej 2 930 metrash katrore dhe do tu sherbeje rreth 2 500 besimtareve.

Xhamia Muca Nuk jemi ne dijeni per katet nen toke

TIRANE - Kryetari i Komunitetit Mysliman te Shqiperise Selim Muca tha se dje pas kontakteve me Bashkine e Tiranes per ndertimin e xhamise se re KMSH ka ngritur nje komision pune qe do te ndjeke zbatimin e projektit. Ne lidhje me tryezen e prezantimit dhe te diskutimit te idese se Bashkise se Tiranes per xhamine e re Muca tha se komisioni i Komunitetit Mysliman ka qene dje i pranishem ne diskutim. Megjithate Selim Muca tha dje se nuk eshte ne dijeni te kateve nen toke te xhamise. Ne nuk kemi informacion ende per katet nentoke dhe detaje te tjera te objektit kur ti vije koha do te percaktohet dhe do te diskutohet edhe kjo tha kreu i Komunitetit Mysliman Muca. Ai megjithate konsideroi te pranueshem faktin se objekti mund te kete nje kat nentoke dhe kete kryesisht per parkimin e automjeteve. Nderkohe duke iu referuar deklarates se kryebashkiakut Rama i cili tha se xhamia do te jete me nje siperfaqe prej 2930 metrash kreu i Komunitetit tha se ne fakt ceshtja e truallit ku do te ndertohet objekti ka nje problem pronesie. Keshtu sipas kreut te KMSH-se Selim Muca Komuniteti ka ne pronesi ne kete zone nje siperfaqe toke prej 1240 metra por pjesa tjeter qe do te zihet nga xhamia sipas kreut te KMSH eshte vendosur te zgjidhet mes Bashkise dhe pronareve. Behet fjale per nje zone ne te cilen me heret kane qene pronare tregtaret e ish-pazarit te vjeter. Siperfaqja qe ze xhamia e re eshte me teper sesa trualli qe ka ne pronesi komuniteti Mysliman por eshte vendosur qe kjo te zgjidhet ne bashkepunim me Bashkine duke shfrytezuar token e pronareve ne zonen e ish-pazarit te vjeter tha kryetari i Komunitetit Selim Muca. Prej kohesh besimtaret myslimane kane kerkuar ndertimin e nje xhamie ne Tirane pasi kane kryer ritet e faljes ne festat fetare ne ambient te hapur ne rruge apo ne bulevard prej disa vitesh. Me kerkesen e besimtareve myslimane u sensibilizua fillimisht Presidenti Bamir Topi e me tej kryeministri Sali Berisha dhe se fundi edhe Bashkia e Tiranes e cila dje hapi diskutimet per projektin e saj ne lidhje me ndertimin e xhamise. tr.so

ZIRINA LLAMBRO

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›