E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robinho e do vetëm Santosin

Robinho nuk planifikon të rikthehet tek Manchester City nga klubi ku është huazuar në muajin janar, Santos. Me këtë të fundit, 26 vjeçari së fundmi e fitoi kampionatin e San Paolos.

“Jam mjaft i lumtur, bëhet fjalë për një titull që nuk e kisha fituar më parë. Këtu e kam gjetur lumturinë. Luaj tek një skuadër e shkëlqyeshme dhe e falënderoj Zotin që jam pjesë e këtij ekipi. Unë dëshiroj të mbetem këtu. Shpresoj që ky sukses do ta lehtësojë qëndrimin tim këtu”, u shpreh përfaqësuesi brazilian, që më parë kishte luajtur tek Real Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›