E Shtunë, 31 Tetor 2026

Torres paralajmëron largimin

E ardhmja e futbollistit Fernando Torres mbetet e paqartë. Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror, sulmuesi spanjoll po e shqyrton mundësinë e largimit nga Anfield Road, mbi të gjitha pasi flitet gjithnjë e më shumë se menaxheri Rafael Benitez mund të largohet prej aty.

Në rast të largimit, për Torres nuk mungojnë ekipet që e presin me duar të hapura: Manchester City, Chelsea e Barcelona mbeten në pritje të të rejave nga Liverpool.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›