E Diel, 1 Nëntor 2026

Kiev/ Një sulm rus godet ndërtesën 25 katshe nga flakët, shënohet një viktime

Një sulm rus gjatë orëve të natës ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në Kiev, ku një ndërtesë 25-katëshe banimi në zonën e Darnytskyit është dëmtuar.

Përplasjet kanë shkaktuar zjarr në katet e sipërme të pallatit, ndërsa në zonë janë mobilizuar menjëherë ekipet e shpëtimit dhe emergjencave.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko, bëri të ditur se si pasojë e sulmit një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Forcat e emergjencës vijojnë ndërhyrjen në ndërtesën e prekur, ndërsa autoritetet po verifikojnë përmasat e dëmeve.

Sulmet kanë prekur edhe infrastrukturën e kryeqytetit ukrainas. Mediat vendase raportojnë se Ura Jugore është goditur, ndërsa në disa prej urave të Kievit është vendosur kufizim i përkohshëm i qarkullimit për shkak të situatës së krijuar gjatë natës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›