Kiev: Turqia mund të jetë ndër vendet që do t’i ofrojë Ukrainës garanci sigurie

Turqia është ndër vendet që mund t’i ofrojnë Kievit garanci sigurie si pjesë e çdo marrëveshjeje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha të hënën një zyrtar i lartë ukrainas raporton Reuters.
“Turqia është ndër ato vende që mund të bëhen garantues të sigurisë sonë në të ardhmen,” tha Ihor Zhovkva, nënkryetari i zyrës së Presidentit Volodymyr Zelenskiy, përpara bisedimeve të paqes të planifikuara midis Kievit dhe Moskës në Turqi.
Kievi ka thënë se dëshiron garanci ligjërisht të detyrueshme sigurie që do t’i ofrojnë Ukrainës mbrojtje nga një grup aleatësh në rast të një sulmi të ardhshëm.